Përbërësit:
1 dozë krepa
250 gr marmelatë kajsie
2 lugë gjalp i tretur
125 gr arra të grira trashë
60 gr sheqer
Përgatitja:
Përgatitni brumin dhe bëni 12 krepa. Lyeni me gjalp një tavë për furrë. Vendosni afërsisht një lugë marmelatë në 1/4 pjesë të secilit prej krepave.
Paloseni përgjysmë, pastaj paloseni përsëri përgjysmë. Vendosni krepat në tavë pranë e pranë, lyejini me gjalpë dhe piqini në furrën e ngrohur më parë në 190 gradë për 15 minuta.
Grijini arrat me sheqerin në një makinë grirëse fare hollë.
Spërkatni krepat me arrat dhe sheqerin dhe shërbejini menjëherë.