Ballina Bota Britaina dhe SHBA mund të bojkotojnë konferencën në A.Saudite pas zhdukjes së...

Britaina dhe SHBA mund të bojkotojnë konferencën në A.Saudite pas zhdukjes së gazetarit Jamal Khashoggi

Britania dhe Shtetet e Bashkuara kanë konsideruar bojkotin e konferencës ndërkombëtarë në Arabinë Saudite, pas zhdukjes së gazetarit Jamal Khashoggi, raporton BBC.

Khashoggi, kritik i qeverisë saudite, është zhdukur më 2 tetor pas vizitës në një konsulatë në Stamboll.

Autoritetet në Stamboll besojnë se ai u vra nga agjentët saudit – deklarata të cilat i ka mohuar Riadi.

Donald Trump tha se do të dënojë Arabinë Saudite nëse është përgjegjëse.

Një numër i përkrahësve dhe mediave kanë vendosur të tërhiqen nga konferenca e investimeve në Riad, për shkak të shqetësimeve lidhur me fatin e Khashoggit.

Në anën tjetër, e fejuara e Khashoggit, Hatice Cengiz, tha se fjalët nuk mjafotjnë nëse ai është vrarë.

“Nëse e kemi humbur Jamalin, atëherë vetëm fjalët dënuese nuk mjaftojnë. Ata që e morrën nga ne, duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të dënohen sipas ligjit”, tha ajo.