Komunitetet lokale po ndërgjegjësohen për të mos miratuar ndërtimin e hidrocentraleve në lumejt që kalojnë nëpër territoret e tyre dhe që janë burim jetese për ta. Këshilli Bashkiak i Malësisë së Madhe nuk dha leje për shtrirjen e tubacioneve për ndërtimin e një hidrocentrali në zonën e Kelmendit.