Ballina Kryesore Haradinaj: Ideja për ndryshim kufijsh ka vdekur

Haradinaj: Ideja për ndryshim kufijsh ka vdekur

Në Kosovë, kryeministri Ramush Haradinaj përsëriti qëndrimin se ndryshimi i kufijve me Serbinë është çështje e vdekur dhe kjo sipas tij mund të ngjallet vetëm përmes ndonjë skenari dhune në veri të vendit. Ai i bëri komentet si kundërpërgjigje ndaj presidentit Hashim Thaçi i cili kritikoi një ditë më parë kryeministrin për deklarata populiste duke i bërë thirrje që të jetë më i përgjegjshëm kundrejt procesit të bisedimeve. Ka kohë që të dy udhëheqësit kryesorë të Kosovës këmbejnë kritika për shkak të mospajtimeve për rrugët e normalizimi të marrëdhënieve me Serbinë, sidomos pas ideve të hedhurapër ndryshimin e kufijve.