Ballina Kulturë Dy ekonomistët amerikanë fitojnë Çmimin Nobel për Ekonomi

Dy ekonomistët amerikanë fitojnë Çmimin Nobel për Ekonomi

Ekonomistët amerikanë, William Nordhaus dhe Paul Romer, fituan Çmimin Nobel në Shkencat Ekonomike për integrimin e ndryshimeve klimatike dhe të inovacionit teknologjik në analizën makroekonomike.

“Gjetjet e tyre e kanë zgjeruar fushën e analizës ekonomike, duke ndërtuar modele që shpjegojnë se si ekonomia e tregut ndërvepron me natyrën dhe ndërgjegjësimin”, tha përmes një deklarate Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave.

Nordhaus nga Universiteti Yale dhe Romer nga Universiteti i Nju Jorkut janë fituesit e fundit në serinë e çmimeve Nobel të këtij viti.

Ata do të ndajnë çmimin prej një milion dollarësh.

Javën e kaluar, në Stokholm u ndanë edhe çmimet Nobel për Mjekësi, Fizikë, Kimi dhe Paqe.

Çmimi për Letërsi nuk u nda këtë vit, për shkak të një skandali me abuzim seksual në Akademinë Suedeze, që zgjedh fituesit.