Ballina Kulinari Receta e ditës/ Biftek me mozzarella

Receta e ditës/ Biftek me mozzarella

Përbërësit:

4 biftekë të hollë mish viçi
100 gr. djath mozzarella
4 lugë vaj ulliri
kripë dhe piper sipas dëshirës
miell
lëng mishi i nxehtë

Përgatitja:

Rrihni mirë biftekët nëse nuk janë të hollë dhe lyejini me miell. Nxehni mirë vajin në një tigan që nuk ngjit. Prisni djathin mozzarella në feta. Skuqini pak biftekët nga të dyja anët.

Kriposini dhe hidhini piper sipas dëshirës dhe vendosni sipër tyre fetat e mozzarelës.

Hidhni sipër një garuzhde me lëng mishi, pastaj mbuloni tiganin me një kapak dhe lëreni të gatuhet deri sa të harxhohet gjithë lëngu.