Ballina Aktualitet Anonimët që mbushin rrugët e Tiranës

Anonimët që mbushin rrugët e Tiranës

Tirana aktualisht ka 1238 rrugë të emërtuara. Rruga “Him Kolli”, rruga “Leonard Frroku”, rruga “Mustafa Lleshi”, rruga “Irfan Tomini”, “Eshref Pumo”, “Kasem Shima”, etj, etj emra që mua nuk më thonë asgjë. Po si unë ka me qindra të tjerë që nuk dinë asgjë për kontributin e këtyre personave që përjetësohen në rrugët e kryeqytetin. Këshilli bashkiak, të majtë e të djathtë, vazhidimisht kanë bërë qokat e njëri- tjetrit dhe jo vetëm që nuk e kanë pastruar dhe ndryshuar emrat e mjaft rrugëve, por vijojnë ta mbushin atë plot me mera të panjohurisht,  njerëz me kontribute të zakonshme.  Eksperti për probleme të trashëgimisë kulturore në Bashkinë e Tiranës, Valter Gjoni, shprehet se propozimi i emrave bëhet nga qytetarët, organizatat e ndryshme dhe Akademia e Shkencave, por përzgjedhja dhe zyrtarizimi i tyre bëhet nga Këshilli Bashkiak i Tiranës.  Vetëm vitet e fudit është bërë, deri diku, një përmirësim, pasi janë shtuar emra personalitetesh në disa rrugë, por krahas tyre ka edhe emra që nuk të thonë asgjë, emra që kanë hyrë në atë listë si preference politike apo si sugjerime nga lart e në rastin më të keq edhe duke paguara para.  Kur Bashkia harxhon miliona nga paratë e taksapaguesve tanë, pse të mos nëdrmarrë një fushatë që të paktën, të shënojnë poshtë emrave të personave,  vitin e lindjes dhe të vdekjes, nëse e ka, si dhe kontributin e fushën që ka  ky person, që nesër popullsia e qytetit të dijë se kush është personi që e nderon atë me përjetësimin e emrit të tij në këtë rrugë. Nuk besoj se është çështje kostoje, por më shumë duhet që të punojnë për të gjetur të dhënat, pasi shumë prej tyre janë anonimë dhe nuk kanë kontoribute reale të rëndësishme sa për t’i vendosur si emra rrugësh.

Pavarësisht nga preferenca e komunitetit të njësive bashkiake përkatëse, vendosën edhe emrat e rrugëve, Valter Gjoni sqaron se rrugët mund të emërtohen edhe nga emra të tjerë perveç atyre emrave të shquara dhe të njohura . Këshilli Bashkiak duhet patjetër të pastrojë kryeqytetin edhe nga emra të tjerë rrugësh të dyshimtë, me konotacion politik, komunist, regresiv, si psh. Rruga “7 Nëntori”, Rr. “Katër dëshmorët”, Rruga “Tre dëshmorët”,  rr “Dëshmorët e 4 shkurtit”,   etj.

Tabelat e rrugëve në Tiranë duhet të ndryshojnë  sa më shpejt, t’i bëjnë ashtu si i ka bota.  Shikoni një tablë në Itali. Poshtë emrit të rrugës shënohet viti i lindjes dhe vdekjes dhe fusha që i përket. Po ashtu ndosdh edhe në Belgjikë, në Francë edhe kudo. Madje edhe në qytetin e vogël të Strugës ndiqet po kjo praktikë perëndimore.  Le të marrim shembull dhe të mos drejtohemi e përfaqësohemi nga anonimët, që kanë mbushur rrugët e kryeqytetit. E njëjta situatë është në rrethe, ku edhe sot e kësaj dite ka emra të dyshmitë komunistësh, kriminelësh, emra ngjarjesh komuniste që i lartësoi regjimi diktatorial etj. P.sh në Pogradec, rruga “11 Janari”, apo “24 maji”, në Korçë rr. “Konferenca e Labinotit”, apo “10 korriku”, rr. “Kongresi i Përmetit” etj emra të panjohur etj.