Pakistani urdhëroi organizatën bamirëse ActionAid dhe 17 agjenci të tjera ndërkombëtare të ndihmës t’i mbyllin operacionet dhe të largohen nga ky vend.
ActionAid, organizatë me seli në Afrikën e Jugut, e cila përqendrohet në shkollim, zbutje të varfërisë dhe të drejta të njeriut, tha se ka marrë urdhrin për dëbim nga Ministria e Brendshme e Pakistanit.
“Vendimi i Pakistanit për mbylljen e ActionAid dhe të OJQ-ve të tjera ndërkombëtare është një përshkallëzim shqetësues i sulmeve ndaj shoqërisë civile, akademikëve dhe gazetarëve”, tha përmes një deklarate ActionAid.
“Viktimat e para do të jenë mijëra familje pakistaneze”, tha ActionAid.
Në një nga urdhrat për dëbim, një organizatë e ndihmës është akuzuar për “agjendë anti-shtetërore”.
Ministria e Brendshme e Pakistanit nuk iu përgjigj kërkesave për shpjegim të urdhrave të dëbimit.