Ballina Ravijëzime Një tjetër Teleferik do të ndërtohet në Shqipëri. Zbulojeni se ku!

Një tjetër Teleferik do të ndërtohet në Shqipëri. Zbulojeni se ku!

Në tjetër teleferik do të ndërtohet në Shqipëri. Pas atij në Malin e Dajtit, i radhës do të jetë në “Sari Salltik”, në malin e Krujës.
Është ky vendimi i miratuar në mbledhjen e së mërkurës në Këshillin Kombëtar të Territorit. Leje ndërtimi për ndërtimin e këtij teleferiku i është dhënë shoqërisë “Urbatrans” sh.p.k dhe ndërtimi i stacioneve dhe objekteve të shërbimit do të jenë 1 katëshe.

Shpella e shenjtë e malit të Krujës mban brenda shumë mistere. Historitë paranormale nisin në vitin 1325, kur në Krujë mbërrin nga Turqia Sari Salltiku, i dërguari i Haxhi Bektesh Veliut. Ai u vendos pikërisht në këtë vend, për të ushtruar ritet fetare larg njerëzve.

Kur shteti i shpalli luftë fesë, “Sari Salltiku” u vendos të prishej. Sekretari i organizatës së partisë urdhëron një komunist, që të shembte vendin e mirë. Pasi e prishi, ai gjeti vdekjen nga shembja e dheut.

Një tjetër nxitoi të marrë gurët e tyrbes së shkatërruar, por natën në ëndërr ishte shfaqur zëri, që e urdhëronte t’i kthente gurët në vend. Të tilla rrëfime mbeten dhe sot e kësaj dite në kufirin midis gojëdhënës dhe reales.