Pavarësisht se disa ushqime janë më të mira se të tjerat, kjo nuk do të thotë që duhet të ketë kufizime në larmishmërinë e ushqimeve që mund të konsumojmë.
Ka ushqime që etiketohen si tepër të këqija, por kjo nuk nënkupton se ato duhen shmangur tërësisht. Nëse konsumohen në sasi të vogla, këto ushqime ‘të këqija’ janë të padëmshme.
Megjithatë kur vjen puna tek vlerat, ushqyesit dhe aftësitë për të ndihmuar në menaxhimin e diabetit, gjithmonë duhen zgjedhur ushqimet më të mira.
Trupi ka nevojë për karbohidrate. Megjithatë zgjidhni me kujdes.
Drithërat
Zgjedhjet më të mira
Drithërat e plotë si orizi kaf dhe tërshëra
Patatja e ëmbël e pjekur
Ushqime të bëra me drithëra të plota dhe me pak ose më mirë aspak sheqer të shtuar
Zgjedhjet më të këqija
Drithërat e përpunuara si orizi i bardhë apo mielli i bardhë
Drithërat jo të plotë dhe me shumë sheqer
Buka e bardhë
Patatet e skuqura
Perimet
Zgjedhjet më të mira
Perimet e freskëta, të gatuara në avull, të pjekura ose në zgarë
Perimet e ngrira të gatuara me pak avull
Barishtet si spinaqi dhe rukola.
Perimet e konservuara por me pak ose me aspak kripë
Zgjidhni një menu shumëngjyrëshe me barishte të gjelbra, perime të kuqe, portokalli (karrota ose speca), të bardha (qepë) ose vjollcë (patëllxhanët). Duhet të konsumoni 2 filxhanë e gjysëm me perime në ditë.
Zgjedhjet më të këqija
Perimet e konservuara me kripë
Perimet e gatuara me shumë gjalpë, djathë ose salcë
Turshitë, vetëm në rastet kur duhet të kufizoni kripën, në të kundërt mund t’i konsumoni
Lakra turshi, për të njëjtat arsye si më sipër. Nëse vuani edhe nga tensioni i lartë i gjakut duhet t’i shmangni
Frutat
Plotësojnë nevojat për karbohidrate, vitamina, minerale dhe fibër. Shumica përmbajnë pak yndyrë por kanë më shumë karbohidrate se perimet.
Zgjedhjet më të mira
Frutat e freskëta
Frutat e ngrira ose të konservuara pa sheqer shtesë
Reçeli ose konserva frutash pa sheqer shtesë
Puretë e frutave pa sheqer shtesë
Zgjedhjet më të këqija
Frutat e konservuara me shurup dhe sheqer
Reçeli, konservat, kompostot e zakonshme (mund t’i konsumoni vetëm në sasi të vogla)
Pijet ose lëngjet me koncentrat frutash
Proteina
Zgjedhjet në këtë rast janë të shumta dhe përfshijnë mishin e viçit, pulës, peshkut, derrit, gjelit të detit, frutat e detit, fasulet, djathin, vezët dhe arrorët.
Zgjedhjet më të mira
Proteinat me bazë bimore si fasulet, arrorët dhe farat
Peshkun dhe frutat e detit
Pulën dhe shpendë të tjerë (Nëse është e mundur zgjidhni pjesën e gjoksit.)
Vezët dhe produktet e bulmetit me pak yndyrë
Nëse hani mish mundohuni të zgjidhni pjesët pa dhjamë. Nëse hani mish shpendësh hiqni pjesën e lëkurës.
Përfshini proteinat bimore nga fasulet, arrorët edhe nëse nuk jeni vegjetarianë ose veganë. Nëpërmjet tyre do të merrni ushqyes dhe fibër që nuk gjenden në produktet shtazore.
Zgjedhjet më të këqija
Mishi i skuqur
Mishi me dhjamë
Proshuta e derrit
Djathi
Lëkura e shpendëve të gatuar
Peshku i skuqur
Produket e bulmetit
Kujdes me yndyrnat dhe konsumoni sasi të vogla
Zgjedhjet më të mira
Qumësht i skremuar ose me 1% yndyrë
Kos me pak yndyrë
Gjizë me pak yndyrë
Kremërat e bulmetit me pak yndyrë
Zgjedhjet më të këqija
Qumështi i plotë
Kosi i zakonshëm
Gjiza e zakonshme
Kremërat dhe salcat
Akullorja e zakonshme
Yndyrnat, vajrat dhe ëmbëlsirat
Janë të pamundura tu rezistosh por të këqija për diabetin.
Zgjedhjet më të mira
Burimet natyrale të yndyrnave nga perimet si arrorët, farat dhe avokadot. (kanë shumë kalori ndaj kujdes me racionet)
Ushqimet e pasura me acidet yndyrore omega-3 si salmoni ose toni i peshkut
Vajrat bimore
Zgjedhjet më të këqija
Yndyrnat e plota të cilat i bëjnë keq zemrës. Lexoni etiketat dhe nëse në të shkruhet “pjesërisht i hidrogjenizuar” mos e konsumoni, pavarësisht pretendimit se ka zero gram yndyrna.
Sasi të mëdha të yndyrnave të ngopura nga produkett shtazore apo vaji i arrës së kokosit ose palmës.
Këshilla e AgroWeb.org ështe se, nëse vuani nga diabeti është gjithnjë e nevojshme të konsultohuni me mjekun për kufizimet në ushqim.