Ballina Kulturë Tufalakim poetik nga Ismet Tahiraj

Tufalakim poetik nga Ismet Tahiraj

VASHAVE LOJCE

Ne lugun e qerosit Zhul

Këndohet kënga

Këngë vashash te harlisura

Poshtë prozhmë Lajthisë

Ku varej shami thekkuqe

Mbi belin e tyre

Dhe burit për ujë

Ato te vetëmet dinin

Ta shunin etjën

Dhe zjarri ta kallnin

Brenda ne trup

Fusha gjelbronte e gjelbronte

Mbretëri e luleve ngjyr’ ngjyra

Si sfoni I qiellit mbi.

 

KUR U TEKEJ

Kur doni veç kur donin

Me gishtin mbi arrëz

I thonin këngës

Hej pretej shpateve te Bulecit

Ulzat trimeroheshin

Me skifterin e çobaneve

Deri kurr errëj

Mbi qepalla lodhja.

 

EDHE SOT

Edhe sot e mot

Po te vijë poetja

Ne logun e vashave

Do ta dremisnin muzat

Veç   pse e ka te kaltër fanellën

Me monedhen e fatit ne fyt.

 

Ndoshta poetja

Si poete do cicëronte vargje

Për lulet shumë ngjyrshe

Dhe azganin ne çufurrë fëshëhur.

 

II.

Pastaj ajo do u thurte Hymne Hyjnije

Gjithë lojcave vashe

Me spkrtin mbi kok’

Si rreze drite e ballit.

 

Nepër te gjitha stinet

Te pëcillet malli

Nga çufrraja asketi

Do te shtrihet me be e rr’fe

Si ne Dodonë për se gjalli

 

Ne mbretërinë e Bulecit

Do te mbetet ylli I pari.

 

E Lugu I Zhulit do te pikpjeket

Me dasmen e vjeshtës…..