Ballina Aktualitet “Plagë në shpatulla, djegie në kofshë”, ekspertiza mjekësore për Xhesielën

“Plagë në shpatulla, djegie në kofshë”, ekspertiza mjekësore për Xhesielën

              
“Xhisiela Maloku rezulton të jetë dhunuar me mjete të forta dhe ka shenja të djegies me cigare”. Raporti i ekspertëve të Mjekësisë Ligjore, mbështet pretendimet e 25-vjecares, e cila me 21 korrik të këtij viti denoncoi për dhunë ish të dashurin e saj Rexhep Rraja, djalin e deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja.

Vajza e tërhoqi denoncimin dhe sipas ish-nënkomisarit Emiljano Nuho, e bëri për shkak të presioneve.

Megjithatë, dy muaj pas skandalit, ekspertët konfirmojnë faktin se Xhisiela ka qenë objekt dhune. Në dokument thuhet se vajza ka shenja dhune në shpatull, ndërsa djegie me cigare ne kofshë.

“Dërrmishtja në shpatullën e djathtë dhe ekimozat në pulpën dhe kërcirin e majtë, janë shkaktuar me mjet mbretës. Dërrmishjet e vërejtura në kofshën e djathtë, janë shkaktuar nga veprimi i faktorëve termikë, sic mund të jetë edhe cigarja”.

Dëmtimet e konstatuara në trupin e 25-vjecares, sipas ekspertëve të mjekësisë ligjore, hyjnë në kategorinë e dëmtimeve të cilat sjellin si pasojë humbjen e aftësisë së përkohshjme për punën në masën prej 9 ditësh, raportoi gazetarja e News 24 Klodiana Lala.

Ekspertiza mjeko-ligjore i është vënë në dispizicoopn prokurorisë së Krujës, pasditen e 27 shtatorit 2018 dhe është administruar në dosjen hetimore të Rexhep Rrahjas, i cili ishte nën hetim për përndjekje, ndonëse kallëzuesja, ishte tërhequr nga denoncimi.

Pas njohjes me aktin, prokuroria ka ftuar në pyetje nënën dhe motrën e 25-vjecarës si dhe një mikeshë të saj. Burime të besuara pohojnë për Neës 24 se nëna e Xhisielës mohon të ketë patur dijeni për problemet e të bijës, të njëjtin qendrim ka mbajtur dhe shoqja e saj. Ndërsa motra, ka pohuar për oficerët e policisë gjyqësore, se ishte në dijeni që Xhisiela kishte debate me të dashurin e saj, por vetëm në një rast ka patur zënkë mes tyre.

(Marrë nga Opinion.Al)