Çdo vit, rreth 18 milionë njerëz në mbarë botën vdesin nga sëmundjet kardiovaskulare.
Dita e Botërore e Zemrës, e cila shënohet sot, u përfshi në listën e ditëve botërore në vitin 2000 nga Federata Botërore e Kardiologjisë me qëllim të informimit të njerëzve në mbarë botën se sëmundjet e zemrës dhe sulmet në tru janë shkaktarët kryesorë të vdekjeve në botë.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), shkaku kryesor i vdekjeve në botë janë sëmundjet kardiovaskulare.
Çdo vit nga kjo sëmundje vdesin 17,9 milionë njerëz.
Faktorët më të rëndësishëm që çojnë drejt kësaj sëmundjeje janë përdorimi i duhanit, ushqimi i pashëndetshëm, mos aktiviteti fizik, konsumimi i ushqimeve që përmbajnë nivele të larta të kripës dhe konsumimi i alkoolit.
Sipas statistikave, një e treta e të prekurve nga kjo sëmundje janë nën moshën 70 vjeçare. Numri i njerëzve që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare rritet çdo vit.
Ekspertët thonë se është e nevojshme që të të paktën pesë herë në javë të kemi aktivitete fizike të paktën gjysmë ore.
Vendet ku më së paku janë regjistruar raste të sëmundjeve kardiovaskulare janë Andorra, Franca, Izraeli, Japonia, Peru dhe Spanja, ndërsa më së shumti raste janë regjistruar në Afrikën Sub-Sahariane, Azinë Qendrore dhe në Evropën Perëndimore dhe Qendrore.
Shkalla e lartë e sëmundjeve kardiovaskulare është raportuar edhe në Irak, Afganistan dhe Ishujt e Paqësorit Jugor.
Një përqindje e madhe e reduktimit të kësaj sëmundjeje është regjistruar në SHBA, Kanada, Australi, Japoni dhe Korenë e Jugut.