Ministri i Jashtëm i Kosovës Behgjet Pacolli ka thënë se ndërmjet Serbisë e Kosovës nuk duhet të ketë kufij dhe se “topin duhet hedhur në fushën ekonomike”.
“Dikur kemi jetuar baskë dhe unë po e shoh tendencën se ata duan të jetojnë bashkë. Ne. në vend se të ndërtojmë kufij, duhet t’i eliminojmë kufijtë dhe t’i lemë njerëzit të lëvizin lirshëm”, ka thënë Pacolli për TV Prva në Nju Jork, transmeton Koha.net.
Ai ka shfaqur bindjen se zgjidhja është diku tjetër, “ndaj ne duhet duhet ta hedhim topin në fushën ekonomike “.
“Atje është zgjidhja – bashkëpunimi ekonomik, më shumë vende pune, më shumë rritje ekonomike, jetë më të mirë të popullatës, shkollim më cilësor dhe më shumë prodhime në tryezë. Kjo do të duhej të ishte zgjidhja, nëse ka vullnet nga ana jugore e veriore, kjo mund të arrihet”, ka theksuar Pacollii.