Ne një postim te bashkëvendësit tone Ramok Celaj nga Vuthajt sot përzgjodhëm fjalët e ti dhe postimin qe ka te bëj me njërin nga mullinjtë e fshatit Vuthaj. Ne postimi e Ramokut thuhet:
“Sa më ka marrë malli mej nigjue gurët tuj Blue, e Ujin tuj ushtue,,,,Mullini në Vuthaj, përshëndetje për gjithë ju qe jeni rritë me Bukën e këtij Mullini,,”
Ky postim ngërthen ne vete një histori te tere te një objekti vital për vuthjan. Fatet dhe koha gërshetohen me pamjen e mullirit te Halil Bajrami Kukaj. Nga ky mulli kanë ngrën me qindra familje vuthjane . E sot përmes këtyre fotove dhe fjalëve të ti Ramoku sikur ne ktheu mbrapa ne kohe, por edhe duke analizuar plagën e mërgimit dhe politiken perfide qe bene shteti malazias për ç’popullimin e këtyre trevave shqiptare përmes strategjisë se mirënjohur te mos perspektives ekonomike .
Foto kredit: Ramok Çelaj / Teksti: PlavaeGuciasot