Përbërësit :
1 petë sfoljatë
3 feta Mozzarella (lloj djathi)
2 patëllxhanë mesatarë
3 domate
1 thelbi hudhër
borzilok
vaj ulliri
kripë
Përgatitja:
Presim patëllxhanët në formë kubike dhe i vendosim në një tigan me pak kripë e pa yndyrë. Bëjmë kujdes që të mos digjen dhe pasi të jenë zbutur shtojmë vaj ulliri, hudhrën dhe domatet që i kemi prerë me copa të mëdha. E lemë në zjarr derisa masa të zbutet mirë.
I heqim nga zjarri dhe shtojmë lart borzilokun dhe djathin Mozzarella, që e kemi prerë në copa të vogla. Këtë masë e shtrojnë mbi petën sfoljatë dhe e mbledhim.
Sipërfaqen e lyejmë me vezë, të rrahur më parë dhe e pjekim në furrë me 200 gradë për 40 minuta.