(Në foto autori Qazim Shehu)
Nga QAZIM SHEHU
Gani Skura është një ish i burgosur politik që gjithë jetën e vet ia kushtoi çështjes kombëtare. Poet,studiues ,idealist në kulm,i papërtuar për çështjen e trojeve amtare, ai gjithë jetën e tij të vuajtur dhe krenare e ndërtoi mbi parime të drejta duke iu qasur çështjes kombëtare pa retorikë tribunash, as fjalë klubesh dhe mbledhjesh të organizuara ku konsumohet histori dhe patriotizëm ,po me vepra konkrete.Ai ka shkruar një numër librash me poezi, prozë ,studime ku spikat libri:”Ballë përballë stuhive”, njihet si veprimtar i shquar shoqëror, e ,mbi të gjitha, si qytetar i qytetit të Librazhdit me vlera të spikatura autentike.Ganiu është nga Pishkashi ,atje ku ndodhet Sofra e Skënderbeut dhe vetëm vitet e demokracisë e sollën në qytetin e Librazhdit.Gjithnjë e mbaj mend të përkushtuar, të drejtë, kurajoz dhe vigjilent ndaj fjalës së mire, bujar dhe të sinqertë.E mbaj mend gjithashtu sesi e mbushi shtëpinë me kosovarë në vitin dramatik 1999, sesi u bë pjesë e organizimeve vullnetare pa i thënë kush gjë për pritjen dhe akomodimin e kosovarëve dhe shpejt e shpejt shkroi e botoi librin poetik me titull:”E gëzofsh Kosovë lirinë”, një libër ku shkëlqejnë në mënyrën më të sinqertë të mundshme gëzimi brilant dhe ndjenja e një dashurie të pakufi për kosocvën, këtë pjesë të natyrshme të truallit shqiptar.Shtëpia e tij atëhere u kthye në një vatër mikpritëse dhe dashurie ku njerëz hynin e dilnin dhe dëshëronin ta takonin këtë njeri.Duke qenë një studiues i palodhur e njëherit veprimtar ai nuk i ndante këto dy cilëësi, ashtu siç edhe mbartëtemë së miri vlerat e intelektualit librazhdas, modest e fjalëpaktë dhe punëshumë.Ajo që bën përshtypje dhe dihej nga të gjithë në atë kohë ,është guximi me të cilin ai i shkruan një letër Enver Hoxhës më 12 gusht 1965.Duke lexuar sërish këtë letër vë re shqetësimin e Ganiut për Kosovën dhe përkrahjen që duhej t`i jepte sheti dhe partia e asaj kohe.
Ai vë në dukje në mënyrë logjike dhe të argumentuar represionin serb mbi Kosovën, shkombëtarizimin dhe genocidin e paparë, njëkohësisht shpërnguljet e kosovarëve për në Turqi.Me krenari thekson luftën e popullit të Kosovës për liri e të drejta, ashtu siç sjellë në kujtesë se përderisa shumë shtete janë ndarë e ribashkuar atëhere pse Shqipëria nuk ka të drejtë të kërkojë ribashkimin eKosovës me të si pjesë e natyrshmee saj.Kjo duhet bërë në mënyrë paqësore duke ngritur zërin e protestës para opinionit botëror dhe po të ishte nevoja deri në sakrificë sublime.
Letra përmban një farë elozhi për koperturë për udhëheqësin e asaj kohe, po në të spikat qartësia dhe parashtrimi i aergumentuar i problemit duke e bërë atë një dokument të vyer në historinë e disidencës shqiptare, autentik dhe jo të sajuar.Vallë nuk e dinte Ganiu qëndrimin projugosllav dhe lojën djallëzore që bënte partia e atëhershme për çështjen e Kosovës, kur shumë shqiptarë të ardhë që andej burgoseshi n ose etiketoheshin agjentë.?Natyrisht ai ishte i ndërgjegjshëm për këtë ,sepse ky intelektual i shquar shikonte përreth, lexonte shtypin dhe shihte të konkretizuar atë trysni ideologjike që bënte partia me Sigurimin rreth e rreth;por ai nuk mund të dilte kundër asaj që mendonte dhe i dhimbsej çështja shqiptare duke menduar edhe pasojat që mund të kishte për këtë.
Letra tjetër shkruar nga Pishkashi, fshat i tij ku banonte, daton më 3 shtator 1966 dhe i drejtohet Haxhi Lleshit, asokohe president i shtetit.Letra merr shkas nga një artikull në shtypin e partisë që dënonte krimet e genocidit serb.Në letër Ganiu shprehet:”Mua si çdo shqiptari më pikon në zemër ,për faktin e hidhur të vëllezërve tanë të një gjaku e të një trualli….’Ai thekson se meqë populli ndodhej para ngjarjeve të rëndësishme si:Mbledhja e Kuvendit Popullor më 9 shtatotr,Kongresi i Pestë i PPsh më 1 nëntor,dhe 25 vjetori i themelimit të PPSH, duhej që Presidenti të nxirrte në botim një hartë të studiuar me kufijtë e Shqipërisë para vitit 1913.Dalja në qarkullim e kësaj harte do sillte njohjen e brezit të ri me kufijtë amtarë dhe do e zgjeronte dukshëm njohjen për Kosovën duke qenë kjo edhe një amanet i sa dhe sa luftëtarëve që ranë me këtë fjalë në gojë.
Në letrën e dytë të Ganiut ku shihen më së miri vula e postës , pulla taksa, viti ,vendi i dërgimit që provojnë një autencitet të fortë,bëhej një përmbledhje me një shqetësim atdhetar i situatës kombëtare.Në këtë kohë kur vërshonin më së shumti nga populli letrat anonime për abuzuesit e pasurisë socialiste që ishin kuadro të ndryshëm në funksione partie dhe njerëz që i përkisnin kastës së pushtetit, ku populli ankohej për varfërinë dhe genocidin e proteinës dhe frika e ankimit ishte aq e madhe sa detyrohej të bjerrte karakterin e vet duke shkruar letra anonime, intelektuali Gani Skura shkruan sërish letër duke iu drejtuar kësaj radhe KQPPSH, një letër sërish me emër dhe mbiemër, ku shprehet shqetësimi për gjendjen në Kosovë. Përderisa PPSH, shprehej edhe vetë në artikuj të ndryshëm botuar në Zërin e popullit, Ganiu nuk kishte pse të ndjente droje.
Letra e tretë e rrit intonacionin shprehës ,është më e përqëndruar dhe ka një domethënie më dramatike. Letra mban datën e 11 majit 1973.Në të shprehimisht thuhet:”Kosova nuk është kopësht personal i askujtAjo është pjesë e Shqipërisë….,prandaj çdo shqiptar e ka për detyrëtë mbrojë pëllëmbën e tokës që i takon deri në sakrificën supreme.”Cituar e zezë mbi të bardhë, ashtu siç është shkruar dhe më poshtë, letërshkruesi me ermër mbiemër ,vijon:”Mbas kësaj letre unë nuk u thirra më nga askush,por më 4 korrik, mbasdite,të vitit 1973, u arrestova.dhe u dënova me 10 vjet heqje lirie nga gjykata e Librazhdit…”Nuk dihet se ai beson më duke iu ankuar oktapodit të kuq, apo do të jetë në rregull me ndërgjegjen e tij pasi detyrën e kishte kryer. Ka mundësi të jetë kjo e fundit ashtu siç mund të mendojmë sot me të drejtë se prapa letrave ,autorët partiakë dhe zhgani neveritës i krimit nuk shihnin një patriot dhe një njeri serioz dhe të sinqertë ,po një frymëzues të irredentizmit kosovar që i prishte punë klikës sunduese në Tiranë e cila acarohej me idenë e frikës, sepse bashkimi i Kosovës me Shqipërinë do të thoshte likuidim klikës së tyre.
Teksa i lexoj sot këto fjalë, akoma ndjej peshën e emocionit për nje njeri që vuajti shumë në Spaç dhe vuajtja e tij u shpërblye vetëm me çlirimin e Kosovës nga UÇK dhe NATO, çlirimin që ai e kapi në momentet e fundit të jetës duke shkuar në jetën e përtejme i kënaqur për këtë.Sigurimi famëkeq nuk ia falte Gani Skurës shqetësimet që ai i sillte partisë dhe udhëheqësit të saj, ashtu siç edhe nuk ia falte guximin për t`i thënë gjërat hapur,pa drojë, drejtësisht ashtu siç ato ishin vërtetë dhe siç vërtetësisht pa pikën e hilesë i mendonte ai.Këto letra që ruhen nga familja e tij dhe i biri, Xhevahiri, janë bërë publike me kohë, sidomos tani në demokraci po edhe në kohë të diktaturës, fshehurazi ,flitej për to. Ato tregojnë siç edhe e shjelluam më sipër, një guxim të sinqertë larg çdo paragjykimi dhe dukje,flasin qartë për ndërgjegjësimin që ky njeri e kishte të pacënuar nga çdo dilemë, një ndërgjegjësim që vinte në mënyrë intiuitive po edhe nga leximi dhe studimi që ai i kishte bërë çështjes kombëtare, historisë ,etnografisë,gjuhës, vendlindjes duke e njohur mirë fakin dhe të vërtetat shkencore në këto fusha.Natyrisht ,tek ky burrë modest, vihet re se ai nuk donte të merrte flamurin e patriotit as të prijetarit në një çëshje, po thjesht kërkonte të bënte detyrën e tij si shqiptar, ashtu siç duhet ta bëjë çdo shqiptar normal ,pavarësisht nga konjukturat apo rrethanat e disfavorshme që paraqeste koha.
Vitet më vonë treguan se Gani Skura kishte pasur të drejtë dhe kjo mbetet një vepër e pashlyeshme e një atdhetari të madh që e hijeshon dhe i bën nder qytetarisë librazhdase.Ne sot mund t`i gjykojmë më thjesht këto letra ,nisur nga koha e sotme, por Borhesi thotë se gjërat gjykohen në kohë ashtu si dhe njerëzit .Koha ecën dhe ajo përherë i nxjerr në sipërfaqen e saj të dukshme në dritën e diellit ato që njerëzit dhe monstrat e regjmeve diktatoriale u munduan t`ia mbajnë të fshehtë asjasj.Koha tregoi vërtetësinë e shqetësimeve dhe të mendimeve të Gani Skurës ,ashtu si dhe vërtetoi të drejtën që ai kishte.Duke qenë një studiues skrupuloz ,Gani Skura me prejardhje nga Skurajt e famshëm të epokës skënderbejane,do të pasqyrojë në librat e tij të mëvonshëm edhe luftën e popullit të Librazhdit kundër raprezaljeve serbe,betejen e Pretinës, luftën e Shkodrës kundër pushtuesve malazezë,si dhe Luftën e Vlorës më 1920, ku shmë njerëz burra trima nga Librazhdi,Çermenika, Bëzeshta, Qukësi, morën pjesë në këto beteja, madje disa dhanë edhe jetën për trojet amtare.Si studiues, historian dhe njeri i përkushtimit ndaj çështjes atdhetare ai kurrë nuk iu dorëzua të keqes, priti përgjigje që e dinte se nuk vinte, pranoi burgun por nuk e shiti shpirtin e tij para atyre njerëzve që idealin kombëtar e kishin si një rekuizitë patriotike për të manipuluar ndjenjat e popullit.
Shkrimi i këtyre radhëve nuk është gjë tjetër veçse një homazh kujtesë ,diçka e vogël që mund të bëhet për këtë njeri, patriot i klasit të lartë dhe ish i burgosur politik nga ata të rrallët që nuk u ankua kurrë dhe që e deshi demokracinë shqiptare për të cilin pati luftuar i frymëzuar nga burrat e mëdhej të kombit shqiptar ose nga vlerat më të larta të popullit të Librazhdit dhe të popullit shqiptar në tërësi.Mikprija, besa, virtyti, e vërteta ,pavarësisht çfarë çmimi kishin ato në kohë të vështira kur të ikte edhe koka u bënë moto e punës dhe luftës së tij në llogoret e një ideali të pastër kombëtar.