Ballina Bota Vatikani dhe Kina nënshkruajnë një marrëveshje historike

Vatikani dhe Kina nënshkruajnë një marrëveshje historike

Vatikani ka njoftuar se ka nënshkruar një marrëveshje historike me Kinën. Kjo marrëveshje e përkohshme, do të t’i jepte Vatikanit të drejtën që të emërojë peshkopë në Kinë. Deri më tani, Kina ka emëruar vetë bishorët në Kishën Katolike.

Kjo marrëveshje është nënshkruar nga zëvendësministrat e Jashtëm të të dyja vendeve në Pekin, teksa Papa Françesku ka nisur sot turneun e tij katërditorë në shtetet e Baltikut.

Vatikani tha se marrëveshja “nuk është politike, por fetare”. Në deklaratë, megjithatë, nuk është përmendur Tajvani, të cilën Vatikani e njeh diplomatikisht, por jo dhe Kina.

Rreth 12 milionë besimtarë katolikë në Kinë, janë të ndarë në mes të besnikërisë së tyre për Vatikanin dhe Asociacionit Katolik që mbështetet nga shteti.