Ballina Enciklopedi Duke lexuar librat e shkruar në vetën e parë, njerëzit shndërrohen në...

Duke lexuar librat e shkruar në vetën e parë, njerëzit shndërrohen në personazhe

Njerëzit të cilët “humbin” duke lexuar librin mund të ndryshojnë sjelljen e tyre ashtu që t’u ngjajnë karaktereve që u pëlqejnë më së shumti.

Ky efekt në veçanti është i fuqishëm te leximi i librave që janë të shkruar në vetën e parë dhe nëse personi i cili i lexon është vetëm në atë moment. Psikologët këtë efekt e quajnë marrje apo përvetësim të përvojës – duke lexuar librin, njerëzit fillojnë të ndiejnë atë që ndiejnë personazhet dhe marrin mënyrën e tyre të të menduarit, ndërsa ndonjëherë me të vërtetë mund të ndryshojnë edhe mënyrën e sjelljes, transmeton Koha.net.

Në një eksperiment njerëzit të cilët janë identifikuar me personazhin nga libri i cili është dënuar dhe nuk është pranuar për shkak të racës ose besimit, edhe në realitet kanë shmangur sjelljen stereotipe ndaj njerëzve që janë të ndryshëm nga ata.

“Marrja apo përvetësimi i përvojës na ndryshon, sepse na mundëson që në njëfarë mënyre të lidhim jetën tonë dhe të karaktereve të imagjinuara, dhe kjo mund të çojë te rezultatet e mira”, thotë Geoff Kaufman, një nga udhëheqësit e këtij eksperimenti në Universitetin Ohio.

Në eksperimentin tjetër personat e testuar kanë lexuar një tregim të shkurtër për studentin i cili në ditën e zgjedhjeve kalon nëpër disa situata problematike për të arritur në vendin në të cilin do të votonte. Një grup ka lexuar rrëfimin në vetën e parë, ndërsa tjetri në vetën e tretë. Madje 65 për qind të atyre që kanë lexuar rrëfimin në vetën e parë kanë dalë në zgjedhje, të cilat kanë qenë vetëm një javë pas hulumtimit të kryer.