Ballina Aktualitet Avokatët e zonjës Ford: Ajo është e vendosur të dëshmojë në Senat

Avokatët e zonjës Ford: Ajo është e vendosur të dëshmojë në Senat

Avokatët e gruas që akuzon për sulm seksual të emëruarin për anëtar i Gjykatës së Lartë Brett Kavanaugh, kur ata ishin adoleshentë në shkollë të mesme, thonë se ajo është e vendosur të dëshmojë para Komisionit Juridik të Senatit, të enjten.

Avokatët Debra Katz, Lisa Banks dhe Michael Bromwich bënë një deklaratë të dielën në emër të zonjës Christine Blasey Ford, pasi ishte arritur, siç u shprehën ata, një “përparim i rëndësishëm” në një telefonatë që patën me anëtarë të Komisionit të Senatit.

“Megjithë kërcënimet për sigurinë e saj dhe për jetën që ka patur, Dr. Ford beson se është e rëndësishme që senatorët ta dëgjojnë drejtpërdrejt të flasë për sulmin seksual që ishte kryer ndaj saj”, thuhej në deklaratë. Atje thuhej se zonja Ford ka rënë dakord të dëshmojë, pavarësisht faktit që Komisioni ka refuzuar të ftojë dëshmitarë të tjerë, “të cilët janë të nevojshëm për një seancë të drejtë dëgjimore”, thuhej në deklaratë.