Sot në Kosovë u sollën dhe u rivarrosën eshtrat e ministrit të mbrojtjes, Kolennel Ahmet Krasniqit, i cili padrejtësisht u vra nga një dorë mizore në një kohë kur më së shumti duheshin strategë të luftës për lirinë e Kosovës.
Kolonel Krasniqi ishte një figurë e rëndësishme për formimin e një ushtrie të fortë unike në përballje me forcat ushtarake-policore serbe. Ata që e vranë Kolenel Krasniqin edhe sot pas 20 vjtësh mbetën anonim, në liri, duke mos u sjellë para organeve të drejtësisë. Ahmet Krasniqi i takon një familjeje patriotike, e cila për një shekulll ka luftuar për lirinë e Kosovës, kundër Serbisë. Pas Luftës së Dytë Botërore, të gjithë anëtarët e familjes së tij: fëmijë, gra e burra u burgosën nga OZNA dhe UDB-ja.
Është e padrejtë dhe e patolerueshme që edhe pas 20 vjetësh të mos dihen vrasësit e tij dhe të shumë atdhetarëve të tjerë të vrarë nga vetë shqiptarët. Gjyqësia dhe organet shtetërore për kaq kohë rreth këtyre rasteve duhet të përgjigjen para popullit dhe para familjeve të tyre. Si mund ta forcojmë shtetin dhe ta zhvillojmë demokracinë me gjithë këto vrasje politike të pa zbuluara. Çka mund t’ i themi dikujt dhe si mund të arsytohemi?
Nëse ne duam të hymë në NATO dhe në Bashkësinë Evropiane, shteti ynë duhet të investojë shumë më shumë që të mos i mbetet askujt borxh. Këtë e ka për detyrë dhe obligim.
Harry Bajraktari,
New York, 2018