Në Lidhjen e Prizrenit
Ti ishe në Lidhjen e Perzerenit
Si në vetëmi
Sot ish unë por pa një krah
Udhë e lashtësisë
Kështu s’do me na pa.
Ti rrije dhe kundroje
Qepjën e rekuizitave
Që I veshnin dikur njerëzia
Unë mendova mos ishe
Ti ajo qe do të m’i
Dhuroje një palë petka
Dhe unë poete për ty
Një si përvelonjës dielli.
II.
Ah thash as hije jote
S’qenka këtu
Mos vallë u marrosa nga vapa
Trajtja e hijës sate kishte
Mbeturë relikt
Në muzeun e Lidhjës
Unë e fotogafova në
Kujtesën time
Eh sa rrëke gjaku
U derdhën moteve
E froni na na pret për takime
Dhe një djep me shokëz
Si shenjë e ngadhnënjimit….
12 qershor 2018,
Prizren
GJAKFTOHTË
-Poetës-
Mbrëmë ngjiteshmi krejt gjakftohët
Nëpër deget e trendafileve,
Assi te puthëshemi
As ti preknim durët
Vetëtitmat shkrepnin
Ne oreolin tonë
Ku Erosi kishte shtëpinë
Psallmet na I dha për gjallërinë
Po degë e trendafilit disi u shkërmoq
Ne mbetem në ajër kuturu
Si kaçadre pas erës se kamomilit
Dikush na tha
Preke furkën preke
Lëngu I rrëshires na heq tutën.
Forca e merr ngutjen
Spekrti I zjarrët e ndez lahutën
Për Kumt te tjerët e lavrojnë fushën
Vijnë nëtetë tjera me tambura
Pa gjumë e lëmi furkën.
II.
Mbrëmë deri dy te mëngjezit
Nuk kam fjetë
Alkimistet nuk e di
ne cilën eprovetë na kanë vënë
Gënjeshtra po tallandiset po
Poshtë e përpjetë
Te ne as një pike shi
Ara e jonë pa bereqet …..
Ti pështjellurë e vetëmisë
Unë gisht n’terr
Ec e dije mjaullimën e maces
Fëshhurë mes dushqeve te zi
Zbrzëtia bie veç shi
Sharje e servier na akuarium
Tashë ti gjeje formulën e gjëgjëzës
Veç mos fërshlle shumë
Fushës s’na I vijnë qershitë e arrira
S’I ha as ti as unë cok
E qillin e gjejmi pa cak e pa fund ….
Bulec 2017