Ballina Shëndet Shpjegimi racional përse gjithmonë e më shumë nëna preken nga depresioni pas...

Shpjegimi racional përse gjithmonë e më shumë nëna preken nga depresioni pas lindjes

Depresioni i shtatzënisë është shumë më i zakonshëm sot sesa 25 vjet më parë. Ky është përfundimi në të cilin ka arritur një studim britanik, i botuar në “JAMA Network Open”, me autore kryesore Rebecca Pearson (Universiteti i Bristolit, Britani e Madhe).

“Të dhënat tona tregojnë jo vetëm se rreziku i depresionit në shtatzëni është 51% më i zakonshëm në brezin e tanishëm të grave shtatzëna në krahasim me atë të mëparshmin, por edhe se nënat e brezit të dytë, nënat e të cilave kishin kaluar depresion gjatë shtatzënisë, janë mbi trefish të rrezikuara nga depresioni i shtatzënisë”, thotë studiuesi, duke shtuar se këto gjetje kanë nxjerrë në pah nevojën e mbështetjes për gratë e reja shtatzëna për të minimizuar shanset e depresionit dhe efektet e tij mbi nënat, fëmijët e tyre dhe brezat e ardhshëm. Për të arritur në këto përfundime, autorët analizuan të dhënat nga ALSAC (Studimi gjatësor i Prindërve dhe Fëmijëve), një studim i zgjatur ne kohe i shumë brezave, i zhvilluar te gratë shtatzëna që jetojnë në Anglië, të rekrutuara në periudhën 1990-1992 dhe të ndjekura që nga ajo kohë (brezi i parë).

Brezi i dytë, përfshin pasardhëset femra të nënave origjinare, si dhe partneren e pasardhësit mashkull. Mosha në të dyja grupet ishte 19-24 vjeç.

“Në total, kanë qenë 2390 shtatzëni në brezin e parë të nënave, fëmijët e të cilave kanë lindur në periudhën 1990-1992 dhe 180 shtatzëni në brezin e dytë të shtatzënave që kanë lindur në periudhën 2012-2016”, shkruajnë kërkuesit, duke vëzhguar se depresioni i nënës është matur para lindjes, sipas një shkalle nga 0 në 30; një ulje prej 13 ose më shumë tregonte prania e një gjendjeje shpirtërore depresive. Mes nënave të brezit të parë, 17% kanë patur një rezultat prej 13 ose më shumë, përkundër 25% të vëzhguara në nënat e brezit të dytë.

“Stresi kronik, privimi i gjumit, zakonet ushqimore, stili sedentar i jetës dhe ritmi i jetës moderne, mund të kontribuojnë në përhapjen e depresionit mes të rinjve në përgjithësi, me një ndikim që mund të amplifikohet nga shtatzënia në vazhdim”, përfundon Pearsoni.