Ballina Aktualitet Nik Gjeloshaj kryetar i ri i Alternativës Shqiptare në Mal të Zi...

Nik Gjeloshaj kryetar i ri i Alternativës Shqiptare në Mal të Zi – Ibër Hoti, Rexhep Gjokaj dhe Edon Balidemaj u zgjodhën nënkryetarë të partisë

Alternativa Shqiptare , mbajti me datën 16 shtator 2018 Kuvendin e rregullt Zgjedhor, ku dhe  zgjodhn Kryesin e re të partisë.

Kuvendi i Alternativës Shqiptare (ASH) unanimisht ka zgjedhur Nik Gjeloshaj për kryetar të ri të kësaj partie, ndërsa kryetari i deri tanishëm Gjergj Camaj do jetë kryetar nderi u vendos gjat zhvillimit të seancës së rregullt te këtij subjekti politik.

Në Kuvendin e tretë të rregullt, ku morën pjesë delegatë nga të gjitha këshillat e ASH nga Plava, Gucia, Podgorica, Malësia, Ulqini dhe Tivari, zëvendëskryetar u zgjodh Artan Çobi, ndërsa Ibër Hoti, Rexhep Gjokaj dhe Edon Balidemaj u zgjodhën  nënkryetarë të partisë.

Në seancë, u vendos që Vasel Sinishtaj të jetë kryetar i këshillit politik dhe poashtu u zgjodhën edhe organet e tjera të partisë, kryesia dhe këshilli qëndror.

Siç u kumtua nga ky subjekt politik, emërimet do të behën me konstituimin e kryesisë së re. Pas zgjedhjes në krye të Alternativës Shqiptare, Gjeloshaj u shpreh se në fakt u mbajt Kuvendi i bashkimit formal të katër subjekteve shqiptare, e të cilat u bënë pjesë e ASH së. “Ky Kuvend ishte një bashkim i madh i intelektualëve që bëri një subjekt shqiptar në Malin e Zi nga formimi i Forumit Demokratik”, tha Gjeloshaj, duke shtuar se me këtë Kuvend dëshmuan se Alternativa Shqiptare është një lokomotiv e mirëfilltë  e bashkimit të politikës shqiptare.

Pamje nga zhvillimi i Kuvendit të ASH

Nik Gjeloshaj kryetar i ri i Alternativës Shqiptare në Mal të Zi

Ibër Hoti nënkryetarë

Edon Balidemaj nënkryetarë

Rexhep Gjokaj nënkryetarë