Përbërësit:
6 speca të kuq të mëdhenj
1 kg patate
2 qepë
200 ml salcë domatesh
100 ml ajkë kuzhine
2 lugë miell
2 lugë margarinë
kripë, piper
Përgatitja:
Specat pastrohen nga bishtat dhe farat.Patatet qërohen dhe grihen në katrorka të vegjël.Qepët grihen imët dhe fërgohen në tigan me margarinë derisa të zbuten. Në këtë masë shtojmë miellin, pak kripë dhe piper dhe patatet e grira. Pasi të kaverdisen edhe pak i largojmë nga zjarri dhe me këtë përmbajtje i mbushim specat dhe i rëndisim në tepsi. I mbulojmë dhe i pjekim në furrë të nxehtë për 1 orë dhe nëse tepron mbushja e hedhim përreth specave. Në fund e përziejmë ajkën e kuzhinës me salcën e domateve dhe ua hedhim specave përsipër dhe i kthejmë në furrë edhe për 10 minuta sa të të rreshken.