Vetëm pak ditë më parë, kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras, bëri një deklaratë të fortë kundër shqiptarëve, teksa u shpreh se çështja çame nuk ekzistonte, kur po fliste për marrëdhëniet mes dy vendeve.
Por për këtë deklaratë, Tsipras ka marrë një përgjigje të fortë nga historiania shqiptare, Elena Kocaqi, e cila ka ‘shokuar’ botën greke, teksa e ka quajtur kryeministrin Tsipras ‘çam’.
“Kjo është një deklaratë arrogante e një Çami që është bërë Grek modern”, është shprehur Kocaqi.
Më tej, ajo shkruan se Greqia popullsinë e saj autoktone e ka Arvanite, Shqiptaro- Maqedone dhe Çame dhe se shqiptarët po të duan e kanë në dorë Greqinë, ndaj ata duhet t’i harrojnë kërcenimet arrogante.
“Ne duam të drejta etnike për pjesën më të madhe të popullsisë së Greqisë që i përket gjakut shqiptar dhe që një helenizëm artificial dhe qesharak, ju ka mohuar të gjitha drejtat etnike”, ka shkruar Elena Kocaqi.
Deklaratat e saj kanë bërë bujë në mediat e vendit fqinj, por ajo që vihet re është një raportim shumë i saktë prej tyre. Në të gjitha mediat e lexuara për statusin e historianes është bërë vetëm një raportim duke lënë mënjanë interpretimet që mund të ishin bërë mbi rastin.