Ballina Art Mali Fanjingshan – zyrtarisht në listën e trashëgimisë së UNESCO-s

Mali Fanjingshan – zyrtarisht në listën e trashëgimisë së UNESCO-s

Parajsa në Tokë ekziston dhe ndodhet në Kinë. Mali Fanjingshan gjendet në afërsi të qytetit Tongren në pjesën juglindore të vendit dhe sapo ka hyrë në listën e trashëgimisë së UNESCO-s.

Ekosistemi aty është perfekt – shprehen ekspertët që kanë studiuar zonën dhe në lartësinë e 2570 m lartësi jeta është ruajtur në mënyrë të pastër dhe të paprekur nga njeriu. Kupola i ngjan një oxhaku shkëmbor dhe është pjesë e Vargmaleve Wuling.

Ai ka një bazament prej 400 m katrorë dhe ka një biodiversitet të jashtëzakonshëm duke numëruar 4395 lloje bimësh të ndryshme dhe 2767 specie kafshësh, disa prej të cilave unike në botë. UNESCO, Agjencia e Kombeve të Bashkuara që mbron vendet me rëndësi të veçantë nga pikëpamja historike, kulturore dhe ambientale bëri të ditur zgjedhjen e 20 zonave të reja që ju shtuan listës së saj në sesionin e 42, që u mbajt pak ditë më parë në Bahrein.

Mali Fanjingshan gjithashtu konsiderohet si i shenjtë edhe nga Budizmi dhe për këtë ka marrë edhe emrin, që do të thotë i pastër, i kulluar.