Ballina Aktualitet AMA rindez transmetimet analoge për Tiranën dhe Durrësin, afati shtyhet deri më...

AMA rindez transmetimet analoge për Tiranën dhe Durrësin, afati shtyhet deri më 15 janar 2019

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka shtyrë fikjen e transmetimeve analoge për qarkun e Durrësit dhe Tiranës, për 4 muaj.

AMA ka deklaruar se do të rindizen sërish transmetimet analoge ditën e sotme dhe se sinjali analog i transmetimit do të fiket më 15 janar 2019.

AMA iu ka bërë thirrje qytetarëve që të pajisen me dekodera deri më 15 janar. Ndërkohë do të vijojnë transmetimet dixhitale për ata që kanë blerë aparatin.

AMA ka njoftuar se , me gjithë njoftimet prej një viti, konstatohet se shumë prej tyre e kanë lënë për një moment të fundit. “Përpara se të vij data 15 janar 2019, kini parasysh se dekoderi DVB-T2 kushton 2990. Ndërsa ata persona, të cilët kanë televizor të ri të tipit DVB-T2, e kanë të inkorporuar dekoderin që do të thotë nuk kanë nevojë të blejnë një të tillë të ri”- ka deklaruar AMA.

Nga dje, transmetimet analoge kaluan në ato dixhitale në dy qarqet më të mëdha të vendit, Tirana e Durrësi, ku jeton 1/3 e popullatës.

Ditën e djeshme ka rezultuar flukse të mëdha njerëzit pranë pikave të shitjes së dekoderave, për t’u pajisur me to, si dhe kanë shfaqur pakënaqësi për vendimin në media të ndryshme.