Përbërësit:
500 gr fasule
1 lugë sodë buke
100 gr qepë të grira
10 gr. karrotë të grirë në rende
1 lugë e vogël mëlmesë perimesh
12 kumbulla të thara
2 lugë vaj
1 lugë e vogël piper të kuq
kripë
1 lugë e vogël majdanoz të grirë
Përgatitja:
Fasules i hidhni ujë, i shtoni sodën e bukës dhe e lini të ziejë.
Kur të vlojë lërini që të ziejnë për afro 20 minuta, i kulloni dhe i shpërlani fasulet dhe i hidhni në tenxhere.
Hidhini një litër ujë të ftohtë, i shtoni qepën, karrotën dhe vegetën dhe e zieni në temperaturë mesatare derisa fasulja të zbutet (herë pas here shtoni nga pak ujë nëse e shihni të nevojshme).
Ndërkohë hidhni kumbullat e thara në ujë.
Kur fasulja të zbutet, kulloni kumbullat dhe i hidhni në vaj të nxehur.
Fërgojini pak dhe shtoni piperin e kuq, përziejini dhe hidhjani fasulen.
Ziejini së bashku edhe afro 10 minuta, hidhini kripë sipas shijes si dhe fletët e majdanozit.