Ballina Aktualitet Mbyllen përfundimisht sot transmetimet televizive analoge në Tiranë dhe Durrës

Mbyllen përfundimisht sot transmetimet televizive analoge në Tiranë dhe Durrës

Sot në orën 10:00 janë mbylllur përfundimisht transmetimet televizive analoge (me antenë) në qarqet Tiranë dhe Durrës.

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka njoftuar prej disa ditësh rregullisht se se data përfundimtare e mbylljes së transmetimeve analoge në qarkun Tiranë dhe qarkun Durrës është data 10 shtator 2018 dhe  ka bërë thirrje të gjithë subjekteve që operojnë në këto qarqe të respektojnë afatin e përcaktuar.

AMA njofton të gjithë teleshikuesit që ndjekin transmetime televizive përmes teknologjisë analoge, se duhet të pajisen me dekoder digjital tokësor të tipit DVB-T2- Universal ose të jenë të pajisur me aparat televizori që ka të inkorporuar dekoderin e këtij tipi.  Në kushte të tjera, mbas datës së sotme, nuk do të mund të shihen më transmetime televizive në qarqet Tiranë dhe Durrës.