Ballina Muzikë Bebe Rexha për herë të parë në Top 40 si solo artiste

Bebe Rexha për herë të parë në Top 40 si solo artiste

Bebe Rexha, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, ka hyrë për herë të parë në Top 40 të top-listës prestigjioze “Billboard”, si solo artiste.

Këtë e arriti me këngën “I’m a Mess”.

Me këtë këngë ajo kërceu nga pozita e 45-të në të 39-ën.

Rexha ka arritur të hyjë në top-listën më të madhe botërore me shumë hite, të gjitha që ishin bashkëpnime.

“Meant to Be” ishte hiti më i madh, në bashkëpunim me Florida George Line, që për 40 javë dominoi në top-listën për zhanrin ‘Country’.