Ballina Shëndet Si ndikon konsumimi i kafes në lëkurën tuaj?

Si ndikon konsumimi i kafes në lëkurën tuaj?

Ju mund të mbështeteni në filxhanin e kafes të mëngjesit për të rritur energjinë dhe metabolizmin në baza ditore. Por ndërsa kafja përdoret më së shumti si pije, po fiton gjithashtu reputacion si një ilaç alternativ për lëkurën. Kjo në sajë të antioksidantëve të saj, të cilat përfshijnë fenolet që ndihmojnë në luftimin e radikaleve të lira që mund të çojnë në dëmtime të lëkurës. Në fakt, “Shoqata Amerikane Kimike” ka gjetur se kafja është burimi më i popullarizuar i antioksidantëve në Shtetet e Bashkuara, madje edhe më shumë sesa pijet e tjera të pasura me antioksidantë, si çaji dhe vera. Mësoni më shumë për mënyrën se si kafja mund të ndikojë drejtpërsëdrejti në lëkurën tuaj:

  1. Reduktimi i celulitit

Kafeja mund të ndihmojë në reduktimin e celulitit në lëkurë. Është menduar se përmbajtja e kafeinës në kafe është çelësi i reduktimit të celulitit pasi përmirëson rrjedhjen e gjakut.

  1. Efekte qetësuese

Ndërsa kafja është e njohur për efektet e saj stimuluese brenda trupit, ajo mund të japë efekte të kundërta kur zbatohet në mënyrë topike. Kjo ndodh në sajë të antioksidantëve brenda kafes.

  1. Përfitimet kundër plakjes

Aplikimi i kafes direkt në lëkurën tuaj mund të ndihmojë në zvogëlimin e shfaqjes së pullave të shkaktuara nga dielli, skuqjes apo rrudhave të fytyrës.

  1. Inflamacion i reduktuar

Efektet anti-inflamatore mund t’i atribuohen acidit klorogjenik (CGA), si dhe melanoidinave në kafe. CGA është e lidhur edhe me zvogëlimin e hyperpigmentation që mund të ketë një lidhje me inflamacionin.

  1. Trajtimi i akneve

Në rastin e një plage ose infeksioneve të shpeshta të lëkurës, përdorimi i rregullt i kafes mund të ndihmojë në luftimin e problemeve të shkaktuara nga bakteret e dëmshme.

  1. Rrathët e errët

Kafja gjithashtu mund të ndihmojë në trajtimin e rrathëve të zinj nën sy, sipas Beverly Hills MD Cosmeceuticals. Kjo është për shkak se përmbajtja e kafeinës në kafe mendohet të ndihmojë zgjerimin e enëve të gjakut që kontribuojnë në krijimin e këtyre rrathëve. Si ta përdorni kafen për të eliminuar rrathët e zinj”

Kombino  ½ lugë çaji  me kafe dhe të njëjtën sasi me vaj ulliri. Shtoni në të disa pika ujë për të bërë një paste të vogël në dorën tuaj. Vendoseni në rrathët e syve butësisht dhe mbajeni për pesë deri në dhjetë minuta.

Shpëlajeni me ujë dhe përsëriteni sa herë që është e nevojshme./healthline.com