Çanta e shkollës vitet e fundit duket se është bërë një shqetësim për prindërit, kjo për faktin se pasha e saj sjell shumë probleme për shëndetin e fëmijëve.
Më 17 shtator të gjithë nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme do të fillojnë vitin e ri arsimor e sigurisht nuk jemi herët nëse themi që prindërit e fëmijët kanë filluar nga përgatitjet!
Ai sugjeron se çanta e shpinës duhet të jetë sa 10 për qind e peshës së trupit. Kjo është pesha më e sigurtë që mund të mbajë një fëmijë, pa rrezikuar nga problemet me shtyllën kurrizore. Por, orari i ngarkuar, librat e trashë dhe mjetet e tjera shkollore shtojnë peshën e çantës duke arritur deri në 20% të peshës së fëmijës, duke e bërë atë shumë të rëndë për t’u mbajtur.
Kjo është veçanërisht e rrezikshme për fëmijët e vegjël, trupi i të cilëve është ende në zhvillim. Çantat e rënda shkaktojnë tendosje mbi supet dhe muskujt e sipërme të qafës, probleme të cilat në kohë afatgjate mund të shoqërohen me jo pak efekte të padëshirueshme.
Por ekziston një zgjidhje për të lehtësuar presionin fizik që ushtrohet nga çantat e rënda. Ajo këshillon mbajtjen e çantave me dy rripa për të patur një mbështetje dhe shpërndarje të barabartë të peshës. Për fëmijët e vegjël rekomandohen gjithashtu çantat në formën e valixheve që tërhiqen.