Ballina Personazh Eeeh, more djali i Grudës, Gjergj Kalaj!

Eeeh, more djali i Grudës, Gjergj Kalaj!

-Foto reportazh ekskluziv, nga Tuzi i Grudës në Mal të Zi, Gusht 2018-

Nga Zeqir Lushaj

Ketu e pesë vjet të shkuara në zemren e Nju Jorkut, në Manhatanin e famshem, tek po ndaheshim në oret e vona të asaj mesnate të paharruar,( i ndjeri sot), Gjergj Kalaj me pati thanë: -Zeqir, sot na ka mbledh Pal Neçaj e unë kam me ju thirrë një ditë tjeter, edhe ty edhe Palin…! At natë kjo fjalë e Gjergjit mu duk teper e zakonshme në mes miqesh që duhen, e sot, ajo fjalë po me tingellon ma shumë se e zakonshme, po me duket PROFETIKE…!

…!

Eeeh more djali i Grudes Gjergj Kalaj, ti hyn te ata burra qe e mbajn fjalen edhe per së vdekuri!! Qe’ pra, – na thirre! Qe’ pra, na mblodhe. Jo mua e Palin por edhe shume e shume te tjere nga Tirana e Prishtina, nga Podgorica e Shkupi, nga tere trevat shqiptare. E ku na mblodhe se?

Bash aty ku Zoti te dha shpirtin e erdhe në jete,ne Prifçinen tande te dashur në ato bjeshke kuror të Grudes tende, aty ku zgjodhe vendin e perjetesisë nen hijen e blinave madheshtorë që rrethojne ato varreza të të pareve tu…

Ti more Gjergj Kalaj, more atdhetar i pakontestueshem gjitheshqiptar, qe gjithmone dite e munde të na gëzosh, edhe sot na gëzove por.. edhe na merzite pak!!

Une nuk di a degjojne të vdekurit, por një fjalë po ta thom edhe në emrin e të gjithë pjesmarresve;

-Hiç mos ki dert! Te gjithë jemi, siç thotë populli, të bijtë e vdekjes!

Dhe, -ndigjon Gjergj, -per at‘ Zot që ban drite mbi dhe‘, shoqja jote e jetës,  Gjyste Kalaj as një send nuk na ka lane mangut ne kete mbledhje perkujtimore per Ju, ku u shpernda edhe nje liber ku Ty,  o Gjergj Djali i Grudes të shohim si të gjallë.

Gjergji, -edhe nje minute te lutem; -Dy burra te medhenje te kombit e te kultures shqiptare jane marre me librin per Ty. Profesor Nasho Jorgaqi me vajzen e tij Kristina kane shkruar librin, ndersa akademiku Rexhep Qosja jo vetem ka bere parathenien por edhe sot ne kete perkujtim, ne pamundesi te jete prezent per arsye pune, na dergoi nje pershendetje shume emocionale, shume prekese!

…E une tash nuk po e zgjati „fjalimin“ tim. Se kush ishe ti zotni Gjergj, te njohur e te panjohur do e lexojne librin… e le te gjykojne vet. Edhe per nje arsye tjeter nuk po zgjaten, se mbas penave te funqishme Jorgaqi-Qose, puna me e mire që mund të bejme „ne të tjeret“, është të mundohemi të mesojme diçka dhe të duartrokasim.

Per lexuesit e Internetit e veçanerisht te revistes ZemraShqiptare.net qe del në Londer, po percjell disa foto nga kjo veprimtari të shoqruara me pak diçiturë spjeguse sa per adresim.

…e çka mund të themi ne të tjeret më shumë se keta të dy burra?

Ballina e librit që na shmallë me Gjergjin tonë të paharruar…, me mikun e të gjithë atyre që e kanë njohur në çdo cep të atdheut dhe të Amerikës!

Profesor Nasho Jorgaqi, autor i librit, në konferencen perkujtimore per Gjergj Kalajn ku u promovue edhe ky liber kushtuar atij, ben nje pershendetje emocionale…ku e duartrokasin pjesmarresit e shumte (të ftuar e të „paftuar“).

Perulemi me respekt para ketij varri monumental të një burri të madh, Gjergj Kalajt.

Ketu e gjysëm shekulli më parë kur Gjergj Kalaj si shumë e shumë shqiptare të tjerë i perndjekur nga regjimi diktatoral i ish-jugosllavise komuniste mori rruget e kurbetit, nana e baba thone se „na hupi djali“!

-Jo babë e nanë, jo! Aty do të kthehem, aty me kini. Dhe e mbajti fjalen. Ne krah të tyre,në varrezen familjare, në perjetesine e tokes shqiptare, pavaresisht kufinjeve poltik.

Historiani prof Pëllumb Xhufi, gazetari veteran i Radio Tiranes Agimi, bashkë me Palin që ka ardhur nga NY, thonë:

-E prekem  mermerin e varrit të Gjergjit, por a po ulemi pak edhe në lendinen ku pushon trupi i tij!

Emocionuese , ndaj e fiksova në ketë foto.

Gjystja, bashkshortja, mikja, shoqja e jetes dhe idealeve te Gjergj Kalajt perkedhel monumentin dhe i dalin dy fjalë nga shpirti:

-Hëëë Gjergji im! Si po të duket? A po mundesh me ndejt vetem aaa?!

Në librin per Gjergj Kalajn kanë folur shumë shokë e miq nga të gjitha trevat shqiptare, e sonte, në këtë promovim, në konferencen që u mbajt në darkë në ambjentet e bollshme luksoze të hotel OAZ, në hyrje të Tuzit, mbas shumë veprimtariove të tjera per Gjergjin tonë, keta që shihni në këtë foto, folen të gjithë me radhë…

Edhe unë si mik i kesaj familje dhe autor i ketij shkrimi, bera shumë foto në ketë veprimtari dhe do i ruaj në fondin tim si gazetar, ndersa per lexuesit po sjell vetem një foto që është edhe pjesë e ketij libri në albumin fotografik të tij, ku jam bashk me të paharruarin Gjergj dhe mikun tone të perbashket Pal Neçaj.

(Me ketë rast, e ndjej obligim të falenderoj prof Jorgaqin dhe familjen Kalaj që e kanë perzgjerdhur edhe ketë foto per ta perjetesuar në kete liber Homazh per njeriun edhe patriotin e shquar Gjergj Kalaj. Dhe fotoja është marrë pikrisht nga nje shkrim imi nga USA, në ZemraShqiptare, qershor 2013).

Me studiuesin e njohur tropojan Prof Dr Mark Palnikaj,i cili jo vetem na mundesoi per ne shqiptaro-amerikanët (si Pal Neçaj dhe une), kete vizite perkujtimore në Mal të Zi por na mbajti gjalle edhe me biseda tejet interesante nga Curraj Eper i Nikaj-Merturit e deri në arkivat kilometrike te Vatikanit.

…!

Kemi me vete shumë emocione,disa libra per Gjergj Kalajn dhe dy firma të rendesishme per ne, të autorit Jorgaqi e të zonjes së nderuar, organizatores dhe sponsorizueses të të gjithë ketyre veprimtari, zonjës Gjyste Kalaj.

Nderim per Gjergj Kalajn dhe familjen e tij.

Faleminderit E Mira Gjyste per gjithçka bere per Gjergjin dhe per ne, miqtë e juaj të paharruar.

 

-Nga Tuzi i Grudes Shqiptare, fund-gushti 2018-