Harta pas shkëmbimit të territoreve
Projekti për shkëmbimin e territoreve në vete përmban edhe hartë për të cilën do të negociohet me 7 shtator në Bruksel. Kështu thotë, ish kandidati i pavarur për president, Seremb Gjergji.
Ai thotë se, ky projekt ka mbledhur $24 miliard dollar që do të shpërndahen tek të gjithë ata që e përkrahin.
“Dokumenti i vitit 2017 i SOROS-it në Prishtinë: “State Building in Post Independence Kosovo”, dhe Dokumenti i sivjet i publikuar në qershor në Beograd: “Ëest Side Story”, përcaktojnë edhe vijat e territorit të cilat duhet të kalojnë në anën e Serbisë. I gjithë komuniteti ndërkombëtarë është kundër kësaj ideje. Madje asnjë president i vendeve të Ballkanit nuk e përkrahë këtë ide. Këtë e ka deklaruar Presidenti Slloven Borot Pahor në ALPBACH, Austri. Sa i influencuar është Presidenti Thaçi, nga Presidenti Vuçiç, tregon konferenca në ALPBACH, Austri – ku i thotë Thaçit: “Mos trego asgjë”?!!!”, thotë Gjergji për gazetën “Bota sot”.
Shiheni videon më poshtë.
“Amerikanët na e kanë thënë: NE ua kemi dhënë të Plotë Shtetin, ju tash vendosni si të doni?! Presidenti Clinton me 1999 në Ferizaj më pati thënë: “NE e fituam luftën. Ju fitojeni paqen!”, potencon ai.
Gjergji tregon edhe për kufijtë e ri se si do të bëhen pas ndarjes.
“Duke filluar nga kufiri me në Bjeshkët e Jerebisë në Istog – baza nëntokësore ushtarake e ish Jugosllavisë që aktualisht është në anën e Kosovës; Liqeni dhe Hidrocentrali i Ujmanit, Minierat e Trepçës, më shumë se gjysma e Skenderajt përshirë edhe Burojen ku hyn zona e Kishës së Deviçit. Prekazi do të mbetët nën Serbi. Mitrovica e Kosovës veç histori. Liqeni i Batllavës, të gjitha rezervat e Minierave në Obiliq dhe Fushë Kosovë. Molla e Kuqe do të mbillet në mihjet dhe bazat e Goleshit. Prishtina është për t’u diskutuar se çfarë urëze të behet – apo ta kthejmë kryeqytetin në Prizren. Pastaj qyteti antik i Ulpianës, një pjesë e Lipjanit, Liqeni i Badovcit, minierat e Novobërdës, të gjitha burimet e ujit në Kamenicë dhe pjesa e minierave që kanë rezerva të paprekura të Uraniumit; dhe natyrisht hapësira ajrore e të gjithë kësaj pjese. Vetëm se vija rri larg Bondstillit!”, tregon Gjergji.
E sipas tij, Kosova do të marr një copë të Bujanovcit dhe gjysmën e Preshevës. Ndërsa, sipas tij, Medvegja prapë mbetët me Serbinë.
“Kjo draft hartë, e cila mund të finalizohet me vija përfundimtare me 7 shtator në Bruksel, do të nxisë luftë të re në Kosovë dhe Ballkan”, thotë Gjergji, duke shtuar se, tash krejt varet nga Parlamenti i Kosovës?!
Veteranët në vijën e parë të frontit
“63.787 mijë veteranë; si duket do të na hyjnë në punë kësaj radhe. Nëse institucionet e Kosovës e përkrahin projektin e Presidentit Thaçi, atëherë të gjithë Veteranët do të jenë aktiv në vijën e parë të frontit”, potencon Gjergji.
Por, ai thotë se, ky konflikt i ri nuk do të ndalet vetëm me Kosovën.
“Nga Sllovenia e deri në Greqi do të synohet ndryshim, pushtim dhe aneksim kufijsh. Mesë keqi do ta pësoi Kosova, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Shqipëri – sepse Greqia do te vij deri ne Korçë”, thekson Gjergji.
“Kancelarja Merkel e ka kontestuar idenë dhe ka paralajmëruar përmes DËelles-së duke thënë: “Kjo është një politikë e dështuar moralisht – sipas parimit ‘kapeni hajnin’, por në përgjithësi është një politikë e papërgjegjshme.
Presim vetëm deklarimin e Familjes Jashari!”, përfundon Seremb Gjergji./ BotaSot/