Ballina Enciklopedi Cilat janë pasojat që sjell prodhimi i smartphonëve në mjedis?

Cilat janë pasojat që sjell prodhimi i smartphonëve në mjedis?

Smartphonët janë shndërruar në funksion kryesor të jetës moderne, teksa njerëzit zëvendësojnë pajisjet e tyre herë pas here me modelet e trendeve të fundit.    

Megjithatë shumë pak prej nesh ndalojnë për një moment për të vlerësuar impaktin serioz që këto pajisje po i shkaktojnë planetit tonë. Disa shkencëtarë kanë theksuar tre prej efekteve më të dëmshme që ka krijimi dhe prodhimi i një smartphoni në planetin tonë. Mbetjet katastrofike të minierave, shkatërrim i ekosistemit dhe një liqen me mbetje toksike në Kinë, janë fakte të rëndësishme për të na sjellë ndërmend pasojat që ka kjo industri tek mjedisi. Doktor Patrick Byrne i cili është një kërkues në Universitetin John Moores të Liverpulit si dhe Karen Hudson-Edwards, një shkencëtare në universistetin Exeter, argumentojnë se si konsumatorë ne duhet të hedhim poshtë idenë që smartphonët janë një mjet që duhet hedhur.

Afërsisht 5 miliard njerëz në të gjithë botën do të përdorin një smartphon deri në vitin 2020. Secila prej këtyre pajisjeve është e krijuar nga metale të panumërta dhe shumica e karakteristikave teknologjike nuk do të ishin të mundura pa to. Disa metale si ari do të jenë të zakonshme. Kostoja e mjedisit mund të jetë e pamasë dhe me shumë mundësi më shumë se sa e mendojmë ne. Le të shohim nga afër disa prej elementëve dhe metaleve kryesore që shërbejnë për të krijuar një smartphon, çfarë ato bëjnë dhe gjithashtu kostoja e mjedisit që shkaktohet prej tyre. Hekuri 20 % alumini 14% dhe bakri 7% janë tre metalet më të zakonshme sipas peshës së tyre në një smartfon mesatar. Hekuri përdoret në altoparlantë dhe mikrofona dhe në korniza çeliku inox. Alumini është përdorur si një alternativë e lehtë për çelik inox dhe gjithashtu në prodhimin e xhamit të fortë që përdoret në ekranet e smartfonëve. Bakri përdoret në instalime elektrike.

Megjithatë, vëllime të mëdha të mbeturinave të ngurta dhe të lëngëta, të quajtura “mbetje të minierave” janë prodhuar kur këto metale nxirren nga toka. Në mënyrë të veçantë, mbeturinat e minierës ruhen në struktura të mëdha të mbyllura. Përhapja më e madhe rekord e mbetjeve ndodhi në nëntor të vitit 2015, kur një digë u rrëzua në një minierë hekuri në Minas Gerais, Brazil, duke lëshuar rreth 33 milionë metra kub mbetjesh të pasura me hekur në lumin Doce. Mbeturinat përmbytën fshatrat lokale duke vrarë 19 njerëz dhe udhëtuan 650 kilometra deri në Oqeanin Atlantik 17 ditë më vonë. Kjo ishte vetëm një nga 40 derdhjet e minave që kanë ndodhur në dekadën e fundit dhe ndikimet afatgjata të shëndetit ekologjik dhe njerëzor mbeten kryesisht të panjohura.

Një gjë është e qartë, megjithatë, ndërsa etja jonë për teknologji rritet, digat e minierave janë duke u rritur në numër dhe madhësi, dhe kështu është edhe rreziku i dështimit. Ari dhe kallaji janë materiale të zakonshme në smartphonë. Por minierat e këtyre metaleve janë përgjegjëse për shkatërrimin ekologjik nga Amazona në ishujt tropikal të Indonezisë. Ari në smartphonë është përdorur kryesisht për të bërë lidhje dhe tela, por minierat e arit janë një shkak i madh i shpyllëzimit në Amazon.

Për më tepër, nxjerrja e arit nga toka gjeneron mbetje të pasura me cianid dhe merkur të cilat janë dy substanca shumë toksike që mund të kontaminojnë ujin e pijshëm dhe peshkun, me pasoja serioze për shëndetin e njeriut. Oksid indium-kallaj aplikohet në ekranet e smartfonëve si një shtresë e hollë, transparente dhe përçuese që jep funksionalitetin me prekje.