Refugjatët në anijen “Diciotti”, sipas një shoqate italiane të drejtësisë, nuk mund të dërgohen në Shqipëri kundër vullnetit të tyre.
Shqipëria nuk është vend i BE-së dhe nuk ka sistemin përkatës të azilit, deklaroi të hënën (27.08) shoqata italiane ASGI, juristët e së cilës anagzhohen për problemet e migrantëve. “Asnjë rregull kombëtar apo ndërkombëtar nuk e lejon një gjë të tillë.” Njerëzit mund të dërgohen vetëm me miratimin e tyre në Shqipëri.
Pas një debati që zgjat prej ditësh mes Italisë dhe BE-së, në fundjavë Shqipëria shprehu gatishmërinë të pranojë 20 migrantë nga kjo anije e truprojës bregdetare italiane. Presidenti i ASGI Lorenzo Trucco i tha gazetës “La Repubblica”: “Si do të përzgjidhet se kush do të shkojë në Shqipëri? Eshtë një teatër absurd, një cënim i sistemit tonë të azilit.”
Shoqata “Pro Asyl” e quajti këtë “një veprim të çuditshëm”. Drejtori ekzekutiv i kësaj shoqate për refugjatët, Günter Burkhardt, tha, se: “Kjo është një dëshmi e dobësisë së Bashkimit Europian.” Deri më sot nuk ka ndodhur që refugjatët, të cilët mbërrijnë në një vend të BE-së, të dërgohen në një vend tjetër të tretë.
Komisioni i BE-së në Bruksel, që është përgjegjës ndër të tjera për ruajtjen e marrëveshjeve të BE-së, nuk është prononcuar. Një zëdhënëse tha, se kemi të bëjmë më një marrëveshje bilaterale mes Italisë dhe Shqipërisë.
Në qershor ky autoritet i Brukselit megjithatë publikoi një dokument për qendrat e grubmullimit të refugjatëve, sipas të cilit kuptohet, që një marrëveshje mes Italisë dhe Shqipërisë është kundër së drejtës së BE-së.
Në këtë dokument thuhet, se sipas së drejtës së BE-së nuk është e mundur, që migrantët e shpëtuar në det të dërgohen nga BE-ja “në një vend, me të cilin ata nuk kanë asnjë lidhje”.
20 migrantë do t’i pranojë Irlanda dhe për rreth 100 do të përkujdeset Konferenca e Ipeshkëve në Itali. Por kjo nuk do të thotë gjë tjetër veçse në tokë italiane njerëzit nuk gëzojnë të njëjtat të drejta, thotë Trucco.
vfb/dpa