Tre miliardë konsumatorë në vit blejnë paketime të Oreo’s, duke e bërë atë ëmbëlsirën më të shitur të shekullit 20. Por, askush nga këta miliarda persona, nuk e kuptuan dizajnin e kësaj biskote, i cili përmban simbole të Kalorësve të Tempullit. Megjithatë, jeta është e mbushur me surpriza, shkruan Spoon University, transmeton Gazeta Express.
Në biskotën e zezë, shihet simboli i Kryqit Pattee ose ndryshe quhet edhe Kryqi Lorraine. Ky kryq u përdor nga Kalorësit e Tempullit gjatë kohës së kryqëzatave në shekullin e 11. Këta kalorës, bashkë me shumë pelegrinë të krishterë, shkuan në Jeruzalem, kryeqytetin e Izraelit, për të rimarrë territorin nga turqit. Kalorësit i masakruan të gjithë pa mëshirë. Historia e Kryqit të kalorësve të Tempullit, është e errët ashtu siç janë edhe Oreo’t.
Modeli gjeometrik me katër trekëndësha është sërish një simbol që lidhet me historinë e Kryqëzatës së Parë. Kalorësit e Tempullit në veshjet e tyre mbanin këtë simbol në rrobat e tyre të bardha, vetëm që të dallohen nga ushtarët e feve të tjera.
Ndërsa, origjina e emrit ende mbetet një mister. Disa besojnë se emri i kësaj biskote erdhi nga fjala franceze doré – që do të thotë ar. Sidoqoftë, emri Oreo besohet se u mor nga një prodhim i biskotave që dikur ekzistonin, e ato gjithashtu quheshin Oreo Biscuit. /GazetaExpress