Këtë herë nuk ka më dyshime. Ronaldo do të rikthehet protagonist në botën e futbollit, por këtë herë si president i skuadrës spanjolle të Valladolid, skuadër që luan në La Liga. Ish-sulmuesi brazilian do të bëhet së shpejti pronar dhe president i këtij ekipi të njohur spanjoll, lajm që e konfirmon edhe e përditshmja spanjolle “Marca”. Sipas kësaj të fundit, ish-sulmuesi i Real Madrid dhe Inter është duke blerë klubin për vlerën e 30 milionë eurove dhe pasi të hedhë firmën do të marrë edhe presidencën.
Presidenti aktual i Valladolid, Carlos Suarez, do të qëndrojë në detyrën e administratorit të deleguar. Bisedimet për të blerë skuadrën spanjolle kanë nisur muaj më parë dhe për një moment u duk se bisedimet ishin mbyllur, por në këtë tyransferim të kuotave hyri edhe biznesmeni meksikan Ernesto Tinajero. Kjo lehtësoi transferimin e pronësisë si dhe vazhdimin e bisedimeve, ndaj tani Ronaldo do të rikthehet në futbollin spanjoll si drejtues.