Ballina Kuriozitete Sekreti që fshihet pas kapakut të stilolapsit

Sekreti që fshihet pas kapakut të stilolapsit

 

Kurioziteti karakterizon fëmijët ndërsa të rriturve duket se pak gjëra u tërheqin vëmendjen.Një fëmijë mund të pyesë rreth 160 herë në ditë kurse një i rritur jo më shumë se 25 herë.

Nëse do të shihnit fotografinë më lart, a do ju lindte ndonjë pyetje?…  Pse kapaku i stilolapsit ka një vrimë ? Nuk është një zgjedhje rastësore estetike, por ka një funksion mjaft të rëndësishëm.

Në Amerikë më shumë se 100 persona humbin jetën në vit, vetëm se gëlltisin objekte dhe kapaku i stilolapsit është njëri prej tyre.

Kjo gjetje e kompanisë BIC ka rezuktuar mjaft efektive pasi nëse dikush kapërcen padashje kapakun e stilolapsit nëpërmjet vrimës së vogël do të mundet të marrë frymë lirisht, deri sa njerëz të specializuar mund të ndërhyjnë.