Ndonëse në kulmin e sezonit, çmimi i perimeve në tregun vendas mbetet i lartë duke krijuar një situatë të pazakontë.
“Është rritur çmimi i domates, i frutave, vërehet një rritje me 20 apo 50 Lekë më shumë”.
Por tregtarët e justifikojnë këtë rritje nga pikat e shumicës.
“Shitësja, nuk ka ardhur nga ne rritja, vjen nga duart e tjera”.
Sipas kryetarit të Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, Agim Rrapaj, kjo rritje çmimi ka disa arsye ku kanë ndikuar kushtet e motit dhe rritja e eksportëve.
“Pasi për 5 vite rrjesht, fermerët mbollën perime dhe çmimi i shitjes nuk i kalonte 15 Lekë tek fermerët, dhe kjo ishte nën kosto për fermerët, dhe këtë vit fermerët hoqën dorë nga prodhimet në fushë dhe u fokusuan tek prodhimet në sera që dalin pas 25 Shtatorit, kjo periudhe mbeti e pambuluar.
Kushtet e motit, sidomos në Frakull që u godit nga breshëri dhe shumë fermerë pësuan humbje të konsiderueshme.
Rritja e eksportit dhe çmimi i lartë i eksportit ka tërhequr kompanitë eksportuese dhe grumbulluesit për të çuar më shumë produkte në eksport. Ka edhe një fenomen tjetër që disa fermerë janë të paangazhuar, kanë mbjellë po nuk dinë t’i çojnë prodhimet e tyre pasi nuk kanë kontrata. Kemi disa prodhues që janë të shkëputur dhe nuk janë lidhur me rrjetet e grumbulluesve, kryesisht në Tiranë”.
Sipas specialistëve, pas 25 Shtatorit tregu do të mbushet me prodhime të serave të cilat do të nxjerrin e cila pritet të sjellë një ulje të çmimit të prodhimeve vendase.
Tv Klan