Përbërësit:
4 trofta të pastruara nga halat ose peshk tjetër sipas dëshirës
200 g bizele kokërr
200 g patate
4 domate të thata
1 qepë
vaj ulliri
kripë e piper sipas nevojës
Përgatitja:
Në një tigan me pak vaj vëmë filetot e peshkut të skuqen nga të dyja anët për pak minuta. Shuajmë zjarrin dhe i lëmë mënjanë.
Në një tenxhere me ujë të kripur ziejmë bizelet, qepën dhe patatet të grira në kubikë, pasi t’i kemi qëruar. Kur patatet janë zbutur, i heqim me një kullesë dhe i hedhim në mikser me pak vaj ulliri.
I grijmë derisa të kemi një krem homogjen dhe i rregullojmë për kripë e piper. Ndajmë kremin e bizeleve nëpër pjata, vëmë sipër filetot e peshkut dhe copa domatesh të thata. E spërkasim të gjithën me pak vaj ulliri.