Ballina ED/OP Drejtëpërdrejtësia e doktorit Mhill Gecaj

Drejtëpërdrejtësia e doktorit Mhill Gecaj

“Çmenduria”: Bio, vetëm hudhra e qepa!

Nga Agron Prebibaj

Tek m’u kujtua një drekë mes disa miqësh, i pranishëm edhe Dr. Mhill Gecaj- vërtetë një intelektual që të nderon, një djalë vital, tashmë i burrëruar.
Dr.Gecaj-“Pishtari i demokracisë”, drejtues i shkëlqyer i Unionit Studentor në lëvizjet studentore të “90-ës, drejtuesi përfekt i administratës shtetërore, i vetmi kandidat për President të Republikës së Shqipërisë i propozuar dhe i mbështetur nga i gjithë faktori kristian shqiptar (politik e jo politik), kryetar i Shoqatës Nikaj-Mertur, me patjeter se nuk do t’i shpëtonte kurthës time, edhe pse jemi miq të dhjetorit “90-të.

Para disa ditësh në një drekë tepër miqësore e vllazërore, në një tavolinë të mbushur mjaftueshëm aq sa na duhej, aty më duhej që unë të ngrej kurthin për doktorin me vetem një pyetje:
-Doktor,-ç’farë kemi BIO në tavolinë?
Doktori më është përgjigjur krejt shkurt: Vetëm hudhra e qepa janë bio në këtë tavolinë dhe asgjë tjetër.
-Atëherê doktor i bie që unë të ha vetëm hudhra dhe qepë, pasi unë sëpari kam hallin tim-kjo ishte përgjigja ime.

Në fakt Dr.Gecaj ka folur si specialist, por mesiguri ka patur parasysh edhe varfërinë shqiptare duke harruar në receten e tij edhe një kokërr domate që të shtyhet buka, edhe pse me çmim të kripur edhe kur ajo nuk është bio.
A është turp për politikat qeverisëse të prodhojë këtë tavolinë pasigurie për qytetarin e vet kur toka jonë e bekuar njeherë prej Zotit është nê gjëndje të prodhojë gjithçka bio.