Ballina Bota Australia bëhet me kryeministër të ri

Australia bëhet me kryeministër të ri

Ligjvënësit australian zgjodhën të premten zotin Scott Morrison si kryeministër të ri në një votim që shënon vazhdimin e epokës së paqëndrueshmërisë së jashtëzakonshme politike.

Ai mundi në këtë votim sfiduesin kryesor, Peter Dutton, një ish ministër i kabinetit me pesë vota epërsi.

Përkrahësit e Duttonit e detyruan kryeministrin në detyrë, Malcolm Turnbull, të organizonte votimin. Ai nuk e kundërshtoi atë dhe më pas konfirmoi synimin e tij për të lënë politikën.

“Do të largohem nga Parlamenti… “, u tha ai gazetarëve.

Dorëheqja e tij mund të çojë në zgjedhje të parakohshme që mund t’i kushtojnë qeverisë shumicën e saj që përcaktohet me vetëm një ulëse në parlament. Ajo gjithashtu mund të inkurajojë zotin Morrison që të shpallë së shpejti zgjedhjet e përgjithshme.

Zhvillimet e së premtes paraqesin herën e gjashtë të ndërrimit të kryeministrit në 11 vjet, një epokë e paqëndrueshmërisë së jashtëzakonshme politike.