Ballina Kulinari Receta e ditës/ Petulla të fshira me mjaltë dhe arra

Receta e ditës/ Petulla të fshira me mjaltë dhe arra

Përbërësit:

0.5 kg miell

1 gotë me qumësht

1 vezë

pak kripë

100 gr gjalpë

½ litër ujë

një filxhan çaji me arra të thërrmuara

Mmjaltë

Përgatitja:

Në 0.5 kg miell hidhet 1 gotë me qumësht dhe 1 kokërr vezë, të cilat përzihen me pak kripë dhe ujë dhe përgatitet një brumë shumë i rrjedhshëm.

Në tiganin e vendosur në zjarr, pasi ai është nxehur dhe lyer me vaj me një beze të pastër, hidhet me garuzhde një sasi brumi duke e përhapur në të gjithë sipërfaqen e tiganit.

Tigani rrotullohet në të gjitha anët dhe masa lihet të piqet.

Në momentin kur petulla shkëputet lehtë nga tigani, kthehet nga ana tjetër. Kështu veprohet me të gjithë brumin e përgatitur.

Në një tigan skuqet 100 gr gjalpë. Hidhet pak sheqer dhe gjysmë litër ujë.

Pasi të ziejë pak uji, hiqet tigani nga zjarri dhe në të futen petullat një e nga një duke i lagur plotësisht.

Petullat e lagura vendosen njëra mbi tjetrën të ndara dhe të spërkatura me arra.

Pasi është radhitur sasia e petullave që dëshirojmë, u hidhen arra të shtypura sipër dhe futen për 5 minuta në furrë. Kur serviren ato spërkaten me mjaltë dhe me kanellë.