Ballina Rajoni Politikani serb: Humbja karshi Kosovës në GjND, humbje historike e politikës serbe

Politikani serb: Humbja karshi Kosovës në GjND, humbje historike e politikës serbe

Humbja e Serbisë karshi Kosovës në dialogun e Brukselit, sipas anëtarit të Komitetit Qendror të SNS-së, Dushan Kozarev, po proklamohet qëllimisht nga Vuk Jeremiç dhe ish-gjenerali i ushtrisë serbe, Zdravko Ponosh, për të bindur popullin serb, se një gjë e tillë vërtet po ndodh, shkruan Gazeta Express.

Sipas Kozarev, vetë Jeremiq është sponsori kryesor i pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Në një njoftim për shtyp Kozarev ia ka numëruar Jeremiqit disa të arritura të Republikës së Kosovës, të cilat i quan si dështime kryekëput të diplomacisë serbe, raporton gazeta serbe ‘Novosti’, transmeton Gazeta Express.

“Humbja e tij para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, zhvendosjen e dialogut në mes të Beogradit dhe Prishtinës nga Kombet e Bashkuara nën patronazhin e BE-së, krijimi i pikave kufitare dhe doganierët shqiptarë në mes të vendit tonë, është  humbja historike  e politikës kombëtare serbe”, ka deklaruar Kozarev teksa ka sulmuar Vuk Jeremiqin.