Ballina Shëndet Arsyeja pse nuk duhet të hyni kurrë në shtëpi me këpucë

Arsyeja pse nuk duhet të hyni kurrë në shtëpi me këpucë

Pas një dite të gjatë në punë, gjëja e parë që doni të bëni është të rehatoheni në shtëpi. Madje ndonjëherë dëshironi vetëm të futeni në shtëpi dhe as mos të hiqni këpucët fare. Por e keni parasysh sa e rrezikshme mund të jetë kjo? Nëse ju e bëni shpesh këtë gjë, po mbushni shtëpinë tuaj me bakterie të cilat mund t’ju rrezikojnë shëndetin.

Sipas një studiuesi mikrobesh në Universitetin e Arizonës, një këpucë përmban mesatarisht 421,000 lloje të ndryshme bakteriesh. Disa prej tyre mund të jenë aq të rrezikshme sa mund t’ju bëjnë të sëmureni keq. E Coli mund të jetë një prej këtyre bakterieve, e cila nëse futet në organizëm mund të jetë vërtetë e rrezikshme. Kështu herë tjetër, mendojeni mirë përpara se ta bëni këtë veprim.