Ballina Bota OKB dënon një vendim të Asamblesë së Republikës serbe të Bosnjes

OKB dënon një vendim të Asamblesë së Republikës serbe të Bosnjes

Zyrtarë të lartë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara kanë dënuar një vendim të Asamblesë Kombëtare të Republikës serbe në Bosnje-Hercegovinë, për të tërhequr miratimin e një raporti që pranon masakrën ndaj mijëra myslimanëve në Srebrenicë, në vitin 2004.

Këshilltari i Posaçëm për parandalimin e genocidit, Adama Dieng, paralajmëron se vendimi përbën një hap prapa për Bosnje Hercegovinën.

Ai thotë se ky vendim minon sundimin e ligjit dhe përpjekjet për vendosjen e drejtësisë për viktimat e krimeve të kryera kundër popujve të të gjitha përkatësive ndëretnike gjatë Luftës së Bosnjes në vitet 1992-1995.

I të njëjtit mendim është edhe Komisioneri i Lartë për të Drejtat e Njeriut, Zeid Ra-ad Al Hussein.

Ai tha se ky vendim do të përkeqësojë retorikën përçarëse, nacionaliste, të prag të zgjedhjeve të përgjithshme në Bosnje, që janë në plan të mbahen në tetor. Zëdhënësja e tij, Ravina Shamdasani, tha se ky vendim do të përbëjë pengesë ndaj përpjekjeve të pajtimit në mesin e komuniteteve të përçara të Bosnjes:

“Raporti i Komsionit për Masakrën e vitit 2004 në Srebrenicë arriti në përfundimin se nga data 10 deri më 19 korrik të vitit 1995, 7 mijë deri në 8 mijë boshnjakë figurojnë të zhdukur në rajonin e Srebrenicës. Në raport thuhet gjithashtu se më tepër se gjatë kësaj periudhe boshnjakë u u vranë rreth 1 mijë boshnjakë. Dy gjykata ndërkombëtare kanë arritur në përfundimin se masakra ndaj myslimanëve të Bosnjes përbën genocid,”- tha zonja Shamdasani.

Lufta në Bosnje dhe Herzegovinë shpërtheu pas shpërbërjes së Jugosllavisë, që i vuri kundër njëri tjetrit banorët e këtij rajoni: serbët e Bosnjes, kroatët dhe myslimanët. Kur përfundoi konflikti në vitin 1995, ishin vrarë rreth 100,000 njerëz dhe më tepër se 2 milionë u zhvendosën, duke e shndërruar në konfliktin më shkatërrimtar në Europë, që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

Komisioneri i Lartë Zeid e akuzon Paralmentin serb të Bosnjes për tërheqjen nga marrëveshja, me synimin për të fituar kapital politik në prag të zgjedhjeve të tetorit. Ai thotë se është i shqetësuar se kjo ka për t’i shtuar tensionet ekzistuese, ndarjet dhe msobesimin në vend. /Lisa Schlein / Zeri i Amerikes /