Ballina Sport Vëllai i Messit dënohet me 2 vite e gjysmë burg

Vëllai i Messit dënohet me 2 vite e gjysmë burg

Matías Messi, vëllai i Leo Messit, u dënua në Argjentinë me 2 vite e gjysmë burg për armëmbajtje pa leje.

Mësohet se vëllai i yllit të Barcelonës nuk do të vuajë këtë dënim pas hekurave, por do të kryejë punë në shërbim të komunitetit në Rosario. Gjithashtu, nuk mund të largohet nga Argjentina.

“Nuk mund të vërtetohet që armën e mbante për qëllime kriminale”, tha prokurori Lucas Altare për “Clarin”.

Vëllai më i madh i lojtarit të Barcelonës u shtrua në spital më 30 nëntor, pasi kishte pësuar një aksident me varkën që po drejtonte, që u mbulua plotësisht me gjakun e tij. Në mjetin lundrues policët gjetën një armë të padeklaruar.

Menjëherë, familja e Messit lëshoi një deklaratë në të cilën pretendonte se arma nuk ishte e Matiasit dhe u zbulua disa orë pasi ai u largua nga varka.