-A don me ble gja? – thotë ajo.
Pa i kthy përgjigje shoh nji gru njit me mu dhe i them:- Kam nevojë për punë, a mundesh me m’ndihmu? Sigurisht m’u përgjigj. Eja! Fiks në qoshen e rrugës ku ishim ndal ishte nji kuzhinë ku gatuhej. Ishte menaxherja e saj dhe quhej Libi. Më pyeti nga isha, ç’ditëlindje kisha,ku i binte shteti ynë. Ej, këto nuk janë fantazi poetësh! Më pyeti për numrin e telefonit e unë faqezeza nuk e disha se sa e kisha marrë nji numër amerikan, por që ja dha motra e bashkë me të edhe shumë të dhána të tjera si me qenë tu fillu punë në Parlament e jo me lá kazana, me zie vezë e me bájt karrota. Eja nesër tha, në orën shtatë. U përshëndetëm e u larguam. Nuk po zgjatem me detajet, pse ndalova aty, pse tha po njiheri, sa paguhem, sa orë rámë dakord me punu. Po du me dal tjerakund. Durim ásht 17 Gusht sot. Që thoni ju, çohem të nesërmen në 5 e 30 me shku korrekte në orar. Arrita. Ah e oh, uf e buf, çka me ju kallzue?! 7 deri në orën 17 masdite, 10 orë punë. Kuzhina ku fillova ká vetëm gra dhe ato gatuajnë për spitale falas, donacion. Ku me u kthy, kamt nuk i ndijsha, rrugës ecsha si e dehun, shpina thu ishte tu m’ra n’tokë. S’muj me fol mos m’pyt hiç,- i them motrës sa hyna n’derë. Rásh’ shakull. Ajo e shkreta m’lut’te a don atë a don këtë. Kurrë má s’do shkoj i thashë. Për hir të së vërtetës paga që mora m’báni me harru lodhjen, por prapë ishte tmerr. Boll poete thoni që jam po fjalët qenkan kaq t’vorfna..Katër ditë në javë i njëjti orar, 7 me 5 ama me u çu duhet herët se në 5 e gjys të nadjes duhet me qenë e dalun, ndërroj dy trena. Ditë të premte mbarojmë në orën nji si sot Të shtunën nuk punojnë se janë çifute. Të dielën e parë më morën në tel e nuk shkova kështuqë nuk më thërrasin má të dielave .Krejt çka du me thánë ásht mjerë ná n’Shqipni e Kosovë! Nuk jena msu me punu e lekët i kena qejf.
Tjetër..
Tuj dal prej pune sot, më thërret menaxherja. Kishin gatu nji tortë modeste, shiheni vetë. I ka do kohë që vështirë qaj. Sot qava.
E gatueme por e papjekun kam mbet’ po më mbaron 100 vjetëshi n’ prag të derës e pa e ditë
Ps.Nuk lejohen në këtë status të stërgjatë fjalët “Urime”, ” Edhe 100″, “U plakshi báshkë” çka të doni tjetër. Ju dua!